Sporte Luftarake
Donjeta Sadiku përfundimisht jashtë Botërorit të Boksit, shkaku i kushtëzimit të simboleve shtetërore
Bëhet e ditur se boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, fituese e medaljes së bronztë e botës dhe Evropës, nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që nis sot në News Delhi të Indisë, përcjell albinfo.ch.
Të hënën, Ministria e Jashtme e Indisë dha dritën e gjebër për marrjen e vizës së ekipit kosovar dhe disa orë më vonë, Federatës së Boksit të Kosovës iu kushtëzua pjesëmarrja e Donjeta Sadikut.
Organizatori i kampionatit bëri me dije se pjesëmarrja e boksieres mund të bëhej vetëm në rast se flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror nuk do të përdoreshin në ndonjërën nga ceremonitë gjatë kampionatit botëror, si dhe pjesmarrësit e Kosovës nuk do të mbanin flamurin e tyre, qoftë edhe në veshjet e tyre.
Duke parë këto kushte nga shteti i Indisë, Federata e Boksit të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, vendosi mos të udhëtojë për në Indi.
Kjo është hera e tretë që Sadikut i mohohet pjesëmarrja në Kampionatet Botërore në Indi.
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë