CH-Ballkani
Donatorëve po u soset durimi
BE- ja dhe SHBA-të pompuan qindra miliona në shtetin më të ri të Evropës, por ato po ndiejnë mungesën e luftimit të korrupsionit
Rreth 70 milionë euro paguan BE-ja çdo vit në Kosovë, pa u llogaritur pagesat e veçanta, si ajo 38 milionëshe e dhënë për vënien në lëvizje të ekonomisë së dobët të Veriut. Nga SHBA-ja vijnë edhe 20 milionë të tjera në vit, thekson Samuel Zbogar, i Dërguar special i BE-së dhe drejtues i Zyrës së BE-së në shtetin më të ri të Evropës. “ Kjo ndihmë është e pashemulltë në tërë botën”,përcjell albinfo.ch.
Por edhe përkundër investimeve që po rrjedhin që nga shpallja e Pavarësisë para tetë vitesh, gjendja ekonomike në Kosovë është dëshpëruese, shkruan der Standard, transmeton albinfo.ch. Papunësia, sipas raporteve të BE-së të vitit 2014, sillet të rreth 35 përqind, 61 përqind e moshës 15 deri 24 vjeçare ishin pa ndonjë angazhim sipas këtij raporti. Sipas vlerësimeve papunësia te të rinjtë sillet deri 70 përqind.
Në rrugë nga Aeroporti për në qendrën e kryeqytetit Prishtinë shihet një ndërmarrje e eksportit të granitit dhe mermerit. Ndryshe, ekonomia përbëhet kryesisht nga autopunishtet, tregtimi i automjeteve të përdorura, autolarjet dhe ndërmarrjet e ndërtimit. Qeveria ka shpresa të mëdha në zhvillimin e bujqësisë si dhe në investimet e huaja. Kështu, një konzorcium francez në 17 vitet e ardhshme do të investojë 410 milionë në terrenet e skijimit në Brezovicë.
Investitorët turq pronësuan para pak kohësh fabrikën e mbyllur të prodhimit të shiritave transportues. – ndërmarrjen më të madhe industriale të vendit – në Suharekë.
Në dimrin e vitit 2014/15 rreth pesë përqind e popullsisë përmes kalimit ilegal të kufijve dhe me ndihmën e kontrabandistëve ia mësyen Gjermanisë duke e filluar kështu të ashtuquajturin itinerarin e Ballkanit nëpër të cilën sot po dynden refugjatët në Evropë. Shifrat e sakta vështirë mund të dihen, vazhdon der Standard. Se kanë qenë 100 000 kosovarë nga gjithsej 1,8 milionë që shpresonin për azil dhe punë në Evropën Qendrore, konteston Ministri i Integrimeve, Bekim Ç ollaku. Më së shumti kanë mundur të jenë 70’000 që kanë bërë përpjekje ta braktisin vendin. Që një pjesë e mirë e tyre janë kthyer nuk është fryt i njoftimeve të publikuara nga Gjermania dhe Austria, e që këshillonin për të mos udhëtuar ilegalisht, por i qeverisë së tij, e cila ata që dëshironin të udhëtonin i bindi të presin liberalizimin e vizave e të mos rrezikonin udhëtimin ilegal.
Por nëse nuk bëhet liberalizimi i vizave nuk do të jenë 100’000 por 200’000 kosovarë që do të jenë në kufijtë e BE-së thotë Çollaku para se të largohej nga konferenca për shtyp dhe të nisej në një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së, Zbogar.
Përfaqësuesi i Unionit, mandati katërvjeçar i të cilit skadon në ndërkohë, deklaron se Kosova ka përmbushur një pjesë të madhe të kushteve të parashtruara nga BE-ja, përcjell albinfo.ch gazetën austriake. Probleme ka me luftimin e korrupsionit në nivele të larta dhe në përcaktimin e kufirit me Malin e Zi.
Krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë, të ciëin Qeveria në Prishtinë e pranoi tek pas bisedimeve të gjata, Zbogar e sheh si sukses. “ Ne dhe SHBA-ja kemi kërkuar që kjo të bëhet dhe ata nuk kanë miq të tjerë”. Tribunali do të hetojë akuzat ndaj pjesätarëve të UÇK-së duke filluar nga keqtrajtimi i të burgosurve e deri te tregtimi me organe.
Kritikë ndaj organeve të ndjekjes penale
Tash për tash kriminelët në Kosovë ndiqen nga 1600 policë dhe juristë të paguar nga BE-ja. Se a do ta marrë përsipër këtë detyrë drejtësia vendore pas skadimit të mandatit të EULEX-it në qershor është ende e pqartë. Nga përfaqësuesit e lartë të BE-së mësojmë se kriminelë të luftës si Sami Lushtaku , i dënuar me dymbëdhjetë vite burg, shetisin lirshëm në rrugë dhe shtatë kryetarë të dënuar komunash refuzojnë të japn dorëheqje nga postet e tyre, transmeton albinfo.ch. Politikanët kanë ushtruar presion të vazdhueshëm ndaj gjykatave që të mos veprojnë ndaj “heronjve” të Luftës për Pavarësi. Përfaqësuesit e EULEX-it irritohen kur bartësit e funksioneve si Kryetari i Prizrenit, qyteti i dytë më i madh i vendit, dënohet nga EULEX-i, por vendimi pezullohet nga shkalla e dytë e përbërë nga gjyqtarë kosovarë.
Pak para kremtimit të vitit të tetë të Pavarësisë së vendit, në mesin e shkurtit, përfaqësues të lartë të BE-së bënë kërcënime të hapura. Ambasadorja franceze theksoi se nuk do të ketë integrim në BE përderisa të mos bie korrupsioni, kolegia e saj gjermane luftën kundër korrupsionit e cilësoi si “të pamjaftueshme” dhe përfaqësuesi i SHBA-së kërcënoi se nuk do t’ua zgjasë më dorën politikanëve dhe nëpunësve që keqpërdorin postet e tyre.
(Der Standard, Bert Eder)
Përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












