CH-Ballkani
Donacion nga Zvicra për spitalin e Mitrovicës
Bëhet fjalë për një donacion, për të cilin është përkujdesur Astrit Hasani, i cili punon dhe vepron në Zvicër..
Një donacion prej 10 mijë franga zvicerane me 6000 njësi të materialit sanitar shpenzues, i është dhuruar spitalit “ Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
Bëhet fjalë për një donacion, për të cilin është përkujdesur Astrit Hasani, i cili punon dhe vepron në Zvicër..
Nevoja dhe problemet me të cilat ballafaqohet shëndetësia në këtë qytet, e ka shtyrë Astritin që të bej një veprim të tillë, derisa i gjithë materiali është i destinuar për ata persona që kanë sëmundje specifike, raporton RTK, përcjell albinfo.ch.
Donatori nga Zvicra, Astrit Hasani, tha se ka marrë ketë nismë që t’ia dhuroj këtë donacion Spitalit të Mitrovicës ngase, sipas tij, do të lehtësojë punën e mjekëve po edhe është ndihmë e madhe për pacientët në Mitrovicë…
Zëvendësdrejtori i spitalit të Mitrovicës, Zahir Musa, ka falënderuar për donacionin i cili, sipas tij, do të lehtësojë punën e mjekëve në Mitrovicë, transmeton albinfo.ch.
Siç raporton RTK ky nuk është donacioni i vetëm Astritit, ai më herët ka dhuruar edhe materiale mjekësore në spitale tjera të vendit.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












