Kosova
Donacion nga Zvicra për komunën e Skenderajt
Ka mbërritur në Skenderaj donacioni nga Zvicra, të cilin zonja Silvia Bäder i kishte dhuruar kryetarit të kësaj komune, Bekim Jashari, gjatë vizitës së tij në Zvicër. Donacioni në fjalë përfshin një kontingjent ndihmash me pajisje mjekësore, si shtretër spitalesh, karroca invalidësh, uniforma zjarrfikësish dhe pajisje të tjera.
“Në emër të qytetarëve të komunës së Skenderajt i falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në këtë donacion, duke përfshirë znj. Silvia Bäder, kryetarin e Komunës Pfäfer, z. Axel Zimmerman, konsullatën e Kosovës në Cyrih, konsullin Visar Rrecaj, Islam Spahiun, bashkatdhetarin Asdren Shaqiri si dhe të gjithë bashkatdhetarët tanë”, thuhet në një postim të kryetarit Jashari, shkruan albinfo.ch.
Pas kërkesës që kanë bërë njësia e zjarrfikësve për t’u pajisur me uniforma, Komuna e Skenderajt u ka dhuruar njëzet palë uniforma të tilla që erdhën si donacion nga Zvicra, të cilat do t’u shërbejnë në lehtësimin dhe kryerjen e punëve me një siguri më të madhe dhe më efikase.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













