Lajme
Doli nga shtypi numri më i ri i magazinës albinfo.ch
Është një numër që sfidon pandeminë përmes prezantimit të temave nga kultura, artet sepse janë këto që e mbajnë gjallë shpirtin e një populli
Pikërisht sot, më 28 Nëntor ka dalë nga shtypi numri më i ri i revistës albinfo.ch. Ky numër pra po sheh dritën në Ditën e Flamurit, ditë që duhej të përshkohej nga atmosfera festive por që, për shkakun që dihet, këtë vit ka marrë një tis të zymtësisë.
Përkundër kësaj, ose, pikërisht për këtë, albinfo.ch në versionin e saj të shtypur, në këtë edicion shpërthen nga ngjyrat dhe larushia e temave. Është një numër që sfidon pandeminë përmes prezantimit të temave nga kultura, artet sepse janë këto që e mbajnë gjallë shpirtin e një populli.
Në këtë vështrim, redaksia e revistës ka bërë përpjekje të paraqesë vlera të dëshmuara, nga krijues të afirmuar ose në rrugë të afirmimit, vlera që janë krijuar e po krijohen në diasporë, që është fokusi i gjithëhershëm i yni.
Këtë shpalosje e nisim me intervistën e Elina Dunit, këngëtares që ka bërë emër në skenat zvicerane e botërore të xhazit. Pastaj vazhdojmë me portretin e shkrimtares mjaft premtuese, Shqipe Sylejmani, e cila po bën hapat e parë dhe mjaft seriozë në letërsi dhe me krijuesin e gjithanshëm, Bujar Berisha, të shpërblyer nga komuna e tij (Emmen) me çmimin e vitit për kulturë, për të shkuar më tutje, me balerinin Igli Mezini, i cili po shënon suksese në skenën e baletit të Teatrit të Lucernit etj.
Në këtë vazhdë është edhe intervista me artistin dhe gazetarin Rromir Imamin, i cili është emëruar drejtues i Qendrës Kulturore të Maqedonisë së Veriut në Bernë, “Nomart”.
Sigurisht, as këtij numri nuk i mungojnë temat tjera që lidhen me punën e bashaktdhetarëve tanë në fushën e integrimit ose politikës në vendin e pritjes. Në këtë kontekst vlen të dallohet intervista me “zonjën e hekurt” Afërdita Bogiqi, e cila së fundi është zgjedhur pjesë e ekzekutivit në komunën e saj, Momnthey, në kantonin Valis, si e para grua pas 8 vitesh mungesë të gjinisë së bukur në këtë ekzekutiv.
Temat e zakonshme si rubrika e librit, e filmit, prezantime të bizneseve etj. janë po ashtu pjesë e këtij numri.
Redaksia e albinfo.ch me këtë rast u uron të gjithë lexuesve 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.


E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














