Shqipëria
Podkast me 5 pjesë mbi “pushtimin” e Ambasadës Gjermane në Tiranë, në vitin 1990
Gazetaret Anja Troelenberg dhe Franziska Tschinderle hulumtuan për një vit, intervistuan shumë dëshmitarë bashkëkohorë dhe rindërtuan ngjarjet
Kupa e Botës 1990 – Gjermania është gati të bëhet kampione e botës. Në pjesën tjetër të Evropës perdja e hekurt ka rënë prej kohësh vetëm në Shqipërinë rreptësisht të izoluar, Stalini vazhdon të nderohet. Por në verë ka relaksime të lehta dhe shumë njerëz mund t’i shikojnë ndeshjet në televizor për herë të parë.
Ky është sfondi në të cilin është vendosur “ngjarja” e cila ka shërbyer si brumë për serialin prej pesë podkastesh, “Die Botschaft” (Në shqipe kuptohet si “Ambasada” por në kuptimin simbolik edhe “Mesazhi” të realizuar nga Deutschlandfunk dhe ORF, i cili do të fillojë të shfaqet nga 4 nëntori, shkruan albinfo.ch.
Në këtë atmosferë ndryshimesh, shoferi i kamionit Ylli merr një vendim të rëndësishëm. Ai fut familjen e tij dhe një dele në pjesën e pasme të kamionit të tij, shkon drejt murit në ambasadën gjermane në Tiranë – dhe depërton përmes mureve të saj.
Lajmi për vrimën në murin e ambasadës gjermane përhapet me fuqi. Mbi 3,000 njerëz, duke përfshirë fëmijë, së shpejti grumbullohen në një sipërfaqe prej rreth 3,500 metra katrorë të ambienteve të ambasadës, shkruan presseportal.de. Regjimi komunist thjesht ua ndërpret ujin, nuk ka ushqim të mjaftueshëm dhe kushtet higjienike janë katastrofike.
Ushtarët dhe shërbimi sekret shpejt rrethuan zonën dhe qëlluan drejt saj. Pushtimi i ambasadës zgjati nëntë ditë.
Në pesë episode, podkasti “Die Botschaft” tregon ngjarjet dramatike të korrikut 1990, të cilat paralajmëruan fillimin e fundit të diktaturës staliniste në Shqipëri.
Cilët ishin diplomatët që mbrojtën me vendosmëri mijëra refugjatë në atë kohë? Çfarë ëndrrash, shpresash apo frikash patën njerëzit kur ikën? Dhe çfarë roli ka luajtur futbolli në këtë?
Gazetaret Anja Troelenberg dhe Franziska Tschinderle hulumtuan për një vit, intervistuan shumë dëshmitarë bashkëkohorë dhe rindërtuan ngjarjet, përcjell albinfo.ch. Një thriller politik për rënien e Murit të fundit në Evropë, që sot pothuajse është harruar.
Të gjitha episodet e serisë së podkasteve “Die Botschaft” do të jenë të disponueshme nga 4 nëntori – në aplikacionin Deutschlandfunk dhe kudo ku disponohen podkastet.
Një episod mund të dëgjohet në Deutschlandfunk çdo të enjte në orën 20:30 në programin “Mikrokosmos”.
“Die Botschaft” është një bashkëprodhim midis Deutschlandfunk dhe Österreichischer Rundfunk (ORF).
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë











