Futboll
Doktori tregon gjendjen e Shaqirit
Xherdan Shaqiri është në izolim, derisa të gjithë lojtarët tjerë kanë rezultuar negativë
Xherdan Shaqiri është infektuar me koronavirus dhe kjo ishte tema kryesore e ditës në Zvicër.
Shaqiri u rikthye te Zvicra, por tashmë është izoluar. Megjithatë, për momentin njeriu më i rëndësishëm në ekipin e Zvicrës është aktualisht mjek. Emri i tij: Dr. Martin Maleck.
Ai jep detaje për gjendjen e Shaqirit. “Të gjithë ishin të detyruar për një test të hënën pas mbërritjes. Rezultati për Shaqirin erdhi sot në mëngjes. Xherdan Shaqiri u izolua menjëherë nga ekipi. Por, të gjithë të tjerët kanë rezultuar negativë. Stafi dhe lojtarët i janë përmbajtur rregullave, si maska dhe distancimi shoqëror”, ka thënë ai, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se ndeshja miqësore me Kroacinë do të zhvillohet.
Sipas protokollit të kthimit në lojë të UEFA-s, Nati do të testohet sërish të premten para ndeshjes me Spanjën dhe të hënën para ndeshjes me Gjermaninë.
Megjithatë, mjeku ka sqaruar se kanë vendosur që të testohen edhe një herë para ndeshjes me Kroacinë, përcjell tutje albinfo.ch.
Në Zvicër, njerëzit duhet të qëndrojnë në izolim për të paktën 10 ditë nga momenti i shfaqjes së simptomave apo i vërtetimit të infektimit me koronavirus.
Zvicra ka programuar ndeshjen miqësore me Kroacinë të mërkurën, ndërsa më 10 dhe 13 tetor do të përballet me Spanjën dhe Gjermaninë në Ligën e Kombeve.
Futbollisti nga Gjilani bëhet futbollisti i tretë i Liverpoolit i infektuar me COVID-19, pas Thiago Alcantaras dhe Sadio Manes.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













