Kosova
Dogana kalon 1 miliard euro të mbledhura
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave, derisa bëri të ditur se ka mbledhur mbi 1 miliard e 6 milionë euro.
“Krahasimi në mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 6.4 % më shumë, apo shprehur në milion kjo është mbi 60 milion euro më shumë. Pra, gjatë viti 2016 dogana në të njëjtën periudhe kishte mbledhur 946 milionë euro, derisa në këtë periudhë janë mbledhur 1,06 miliard euro”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Dogana krenohet më të arriturat e saj. “Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxhetit, gjithashtu kjo rritje tregon se Dogana është një administratë moderne, efikase dhe profesionale, gjithashtu e aftë për t’u përballuar me të gjitha sfidat ashtu që të Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve”, përfundon njoftimi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











