Kuriozitete
Djathi më i shtrenjtë në botë
Kohët e fundit djathi blu spanjoll “Cabrales” hyri në librin e rekordeve Guinness si më i shtrenjti në botë, sepse arriti një çmim prej 32 mijë euro për dy kilogramë.
Prodhuesit shpjegojnë se bëhet fjalë për një djathë gjysmë të fortë, me aromë të theksuar që piqet në shpellat malore të Asturias, në veri të Spanjës dhe që pak para se të thyente këtë rekord, në konkursin e 51-të vjetor të djathit në Las Arenas, u shpall si ‘Cabrales’ më i mirë, shkruan Scan, përcjell albinfo.ch.
Personi që bleu këto dy kilogramë u shpreh pas ankandit tha se nuk kishte rëndësi se sa paguante për të, sepse ishte i magjepsur nga pasioni i prodhuesve vendas. Çmimi i lartë i këtij djathi arsyetohet më së shumti nga procesi i mundimshëm i prodhimit të tij. Prodhuesit vendas shprehen se djathi i shtrenjtë bëhet nga qumështi i lopës, ose një përzierje e qumështit të lopës, deles dhe dhisë, që fillimisht duhet të vjetërohet për të paktën katër muaj në shpellat malore në rajonin e Cabrales që ndodhet në Parkun Kombëtar ‘Picos de Europa’.
Djathi është pjekur për tetë muaj në një shpellë në një lartësi prej 1.400 metra në temperaturë prej 7 gradë Celsius. Pas përfundimit të procesit të pjekjes, ky djath transportohet në këmbë poshtë malit në rrugën më të afërt, nga e cila më pas kthehet në fermë dhe përgatitet për shitje.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












