Lajme
Ditët ideale për të gjetur bileta të lira aeroplani
Me kalimin e kohës dhe afrimin e ditës së fluturimit, çmimi i biletës rritet më shumë.
Google Flights ka kryer një sondazh për të zbuluar se cilat janë ditët më të përshtatshme për të gjetur bileta më të lira. Hulumtimi është realizuar nga data 1 gusht 2017 deri më 1 gusht 2022. Sipas tij, ditët e javës që janë ideale për blerjen e biletave ajrore janë të martën, të mërkurën dhe të enjten.
Por cili është ndryshimi nga ditët e fundjavës? Duket se çmimi në këto ditë jave është 17% më i lirë, ndërsa nëse flasim për fluturime brenda vendit, biletat mund të jenë edhe më të lira. Dhe kjo, natyrisht, ka një parametër që duhet respektuar, përcjell Albinfo.ch.
Sipas James Byers, biletat e udhëtimit duhet të jenë rezervuar disa javë përpara udhëtimit, në mënyrë ideale më shumë se një muaj. Dhe një gjë e tillë është e arsyeshme.
Ekziston edhe një truk i vogël, sipas abcnews, por i rëndësishëm për të arritur një çmim të reduktuar, kur bëhet fjalë për fluturimet ndërkombëtare. Edhe nëse gjeni një fluturimin tranzit, preferoni lidhjen. Fluturimet lidhëse kushtojnë më pak për shkak të… telasheve që kaloni për të arritur në destinacionin tuaj.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












