albinfo.ch
Feja
Ditët e kulturës shqiptare nisin me “bekimin e perëndisë”
Së paku për një fundjavë kështu e ka nisur ditën mërgata shqiptare e regjionit të St. Gallenit. Ajo është aktive dhe ka një numër të madh besimtarësh shqiptarë që frekuentojnë kisha e xhami. Kjo u pa të shtunën dhe të dielën që këto anë prijnë me organizimin e aktiviteteve kulturore të përbashkëta me zviceranë.
Këtë të diele radhën e kishte kisha dhe lutjet e besimtarëve katolikë që ishin tubuar me dhjetëra në kishën e Bütschwilit për të falur meshën e së dielës që udhëhiqej nga famulltari Don Marjani dhe Don Alberti i Kishës katolike shqiptare në Wil.
Takimi i së dielës me meshën e përbashkët ka pasur për moto „Ditën e kulturës shqiptare“ dhe kjo iniciativë ka ardhur nga liberalët zviceranë.
Ata kanë iniciuar këtë takim përmes partisë së tyre FDP, në bashkëpunim me Institutin Shqiptar në St. Gallen dhe Shoqatën e miqësisë Zvicër-Shqipëri, me kryetarin Rolf Alther. Këta ishin protagonistë të një evenimenti që ofronte valle e muzikë popullore shqiptare të ekzekutuara nga shoqata kulturo-artistike „Arbresha“, ushqime tradicionale shqiptare dhe zvicerane dhe një prezantim të historisë shqiptare nga përfaqësuesi i Institutit Shqiptar në St. Gallen, Albert Ramaj.
Kryetari i Shoqatës së miqësisë, Rolf Alther, kishte përgatitur për mysafirët zviceranë një prezantim të hollësishëm të gjendjes ekonomike, investimeve, infrastrukturës, turizimit dhe jetës së përditshme në Shqipëri.
Ai i ftonte zviceranët dhe veçmas biznesmenët shqiptarë të Zvicrës, ta vizitojnë Shqipërinë dhe të shohin mundësitë e investimeve atje. Një vend, siç i shpreh ai, në Evropë dhe shumë afër nesh, por njëkohësisht edhe një vend i panjohur për zviceranët.
Në këtë shkëmbim kulturash me një fjalë rasti takimin e përshëndeti zyrtari i konsullatës së Kosovës, Islam Spahiu, i cili me një gjermanishte të mirë tha të jetë shumë i lumtur që iniciativat për integrim nuk po mbeten vetëm teori, por zbatohen edhe në praktikë si kjo këtu e liberalëve të FDP-së. „Kosova dhe Shqipëria gjenden në një pozitë gjeografike mes orientit dhe oksidentit dhe kjo është një dëshmi që ne kemi paguar një çmim të lartë në historinë tonë si popull për të ruajtur vlerat evropiane“, tha ai mes tjerash duke i lënë vend kryetarit të Komunës Bütschwil, Karl Brändle, që nga kureshtja dhe paraqitja e vajzave të vogla valltare të shoqatës „Arbëresha“ dukej i fascinuar.
Para se ne të mblidheshim këtu, kishim rastin të bashkoheshim në kishë për meshën e përbashkët, e cila më ka prekur mua shumë dhe në veçanti për këtë dua ta falënderoj famullitarin z. Kapllan Marjan Markun, tha ai mes tjerash në një fjalim që shfaqte gëzimin e tij si pjesëmarrës i një meshe të mrekullueshme që duhej duartrokitur, tha ai mes tjerash para mysafirëve të përzier, shqiptarë e zviceranë.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto














