Kosova
Ditët e Diasporës në Vushtrri
Fillon më 21 dhe do të përfundojë më datë 24 korrik
Komuna e Vushtrrisë edhe këtë verë ka organizuar aktivitete të ndryshme kulturore e argëtuese për bashkatdhetarët që kanë ardhur në pushime.
Për katër ditë radhas, bashkatdhetarët do të kenë mundësinë të argëtohen në këtë qytet.
“Si zakonisht, edhe këtë vit kemi organizuar manifestimin tradicional “Ditët e Diasporës”, që do të fillojmë më 21 dhe do të përfundojë më 24 korrik”, ka thënë kryetari Ferit Idrizi.
Në ditën e parë do të hapet ekspozita “Into the Ocean” nga autorja Fjolla Ferati, në ora 19:00 në Shtëpinë e Kulturës, për të vazhduar me koncertin me moton “Ti je pjesë e Atdheut”.
Pjesë e koncertit që nis nga ora 20:30 në sheshin “Adem Jashari”, do të jetë dhe këngëtari i mirënjohur Ramadan Krasniqi -Dani.
Në ditën e dytë do të organizohet promovimi i librit “Unë, biri i Oshlanit Heroik”, i autorit Islam Islami (nga ora 19:00 në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina”). Ndërsa nga ora 20:30, në Kalanë e Qytetit mbahet Ballo me Maska (me motive nga vitet 1920).
Në ditën e tretë – 23 korrik do të organizohet tryezë me mërgimtarë, me qëllim promovimin e turizmit malor, urban dhe agroturizmit (në Qendrën e Kulturës, në ora 12:00). Ndërsa nga ora 20:30, në sheshin “Norwalk” (afër Qendrës së Kulturës”, të rinjtë do të kenë rastin të luajnë street-ball.
Ndërsa në natën e katërt, më 24 korrik, do të shtrohet sofra për mërgimtarë, me muzikë burimore shqipe. Ky aktivitet mbahet në Kalanë e Qytetit nga ora 20:30.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











