Me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka organizuar një ceremoni festive, duke mbledhur së bashku përfaqësues të komunitetit zvicerano-shqiptar, biznesit, institucioneve, trupit diplomatik dhe partnerëve.
Dhoma Zvicerano-Shqiptare e Tregtisë (SWISSA), sponsore krenare e aktivitetit, bëri të ditur se ceremonia mblodhi mbi 250 pjesëmarrës dhe sipas njoftimit, shërbeu si një mundësi për të festuar partneritetin e fortë dhe afatgjatë mes Zvicrës dhe Shqipërisë, transmeton albinfo.ch.
Në këtë mbrëmje u shënua edhe përfundimi i mandatit të ambasadores së Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.
SWISSA e falënderoi ambasadoren për angazhimin, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimin e komunitetit të biznesit zviceran në Shqipëri.

