Futboll
Dita e ndeshjes: Kuqezinjtë me disa ndryshime
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë do të luhet në Hamburg, sot, nga ora 15:00
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndeshjen e dytë të grupit në finalet e Kampionatit Evropian, “Gjermani 2024”, atë përballë Kroacisë, në Hamburg.
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes trajneri brazilian Sylvinho doli së bashku me kapitenin Berat Gjimshit, për të treguar më tepër rreth përgatitjeve.
“Gjërat në Evropian dhe në këtë nivel janë shumë të vështira patjetër, por pa dyshim edhe të bukura, dhe ne jemi shumë të gëzuar që marrim pjesë. Ne duhet të mësojmë nga këta kundërshtarë, takimet janë vetëm 90 minutëshe dhe nuk ka asnjë mundësit tjetër, në futboll ndodh gjithçka dhe ne do të bëjmë më të mirën që mundemi”, tha Sylvinho, trajner i Kombëtares, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë kapiteni Gjimshiti tregon se pas ndeshjes me Italinë është përpjekur të flasë me lojtarët, kryesisht ata më të rinjtë.
“Kam folur me disa lojtarë pas ndeshjes së parë dhe ajo që duhet të rikuperojmë më tepër është ana psikologjike se sa ajo fizike. Kam folur me shokët e ekipit sigurisht me më të rinjtë që kanë më pak eksperiencë. Në ndeshje të tilla si ajo me Italinë duhet shumë eksperiencë, ajo që duhej të bënim ishte të ndalnim ritmin e tyre që ne nuk e bëmë dot, ndonjëherë duhet të jesh pak i pisët në fushë dhe të marrësh atë që do. Kroacia bëri një ndeshje jo të mirë në të parën dhe humbën ashtu si ne, por edhe ne do të tentojmë më të mirën ashtu si do ta bëjnë ata, do të shohim se kush do ta fitojë këtë duel”, tha Gjimshiti.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë do të luhet në Hamburg, sot, nga ora 15:00.
Ndërkohë që kuqezinjtë pritet të kenë disa ndryshime në formacion, duke filluar nga Berisha në portë, Ivan Balliu, Abrashi në mesfushë dhe gjithashtu në repartin e sulmit do të ketë ndryshime, ku Arbër Hoxha mbetet kandidat kryesor.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë










