E-Diaspora
Dita e Flamurit, moment zotimi për ecje përpara me shkollën shqipe
Nxënësit e shkollave shqipe në Cyrih kanë festuar me prindërit e tyre të dielën Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Festa e flamurit zgjon ndërgjegjësimin për shkollën shqipe, diplomatët shqiptarë të akredituar në Zvicër u kanë bërë thirrje prindërve që t'i dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe.
Ishin veshur kuq e zi, ngjyra këto të flamurit kombëtar shqiptar.
Një festë e tillë ishte organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë për kantonin e Cyrihut.
Në fillim në skenë u ngjiten të gjithë fëmijët e shkollave shqipe për të intonuar himnin e flamurit kombëtar, nën dirigjimin e mësuesit Hasan Spahiu.
Pastaj filloi pjesa zyrtare me fjalime, të cilës i priu nikoqiri Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për Kantonin e Cyrihut.
Ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Ilir Gjoni, me nga një fjalë rasti ka përshëndetur të pranishmit, duke falënderuar LAPSH-in për punën dhe mundin që po jep në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
«Sot ne jemi mbledhur për festuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, kjo është një datë kur ne si shqiptarë së bashku zotohemi të ecim në rrugën e zhvillimit, tolerancës, barazisë dhe mirëqenies, si dhe respektit për njëri-tjetrin, që na e trasuan rilindësit tanë. Ne sot duhet të përmbushim një amanet të rilindësve tanë që të jemi të gjithë të bashkuar rreth flamurit», tha para të pranishmëve në Cyrih, Ilir Gjoni.
Diplomati nga Shqipëria ka bërë thirrje që prindërit shqiptarë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe.
“Janë 40 mijë fëmijë shqiptarë të moshës shkollore dhe jetojnë në Zvicër, nga të cilët një numër shumë i vogël ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Andaj u bëj apel që t’i dërgoni fëmijët tuaj në shkollën shqipe. Nuk do të jenë në gjendje fëmijët tuaj të kuptojnë se çfarë rëndësie ka 28 Nëntori, nuk dinë kush ishte Ismail Qemaili, cilët janë rilindësit tanë dhe pse ne mblidhemi për çdo vit rreth flamurit» tha Gjoni.
Të pranishmit i ka përshëndetur edhe konsullja kosovare në Cyrih, Lurata Berisha, e cila tha se me këto aktivitete nxënësit i shtojnë madhështinë festave të nëntorit.

Edhe ajo iu ka bashkangjitur thirrjes për sensibilizimin e prindërve për t’i dërguar fëmijët në shkollën shqipe.
Kryetari i LAPSH-it për Zvicër, Nexhat Maloku nga ana tjetër ka njoftuar të pranishmit për kohën e regjistrimit të fëmijëve në shkollat shqipe.
Pastaj ka vazhduar programi artistik, i përgatitur kryesisht nga nxënësit me recitale, vjersha dhe këngë, duke e plotësuar edhe SHKA “Rilindja”, e cila u paraqit me disa valle të bukura shqipe.
Edhe kori i grave “Lyra” nga Cyrihuka argëtuar të pranishmit me disa këngë në frymën e melosit popullor dhe këngë të vjetra qytetare.
LAPSH-i në Cyrih kishte menduar edhe për mirënjohje në mesin e tyre edhe për Hasan Spahiun, i cili është pensionuar pas më shumë se 18 vjetësh që kishte punuar në shkollën shqipe në Zvicër.





























E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë

















