Sporte Luftarake
Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova shpallen sportistët e vitit 2025 nga KOK-u
Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi e talentit dhe punës së palodhur të sportistëve tanë
Xhudistja Distria Krasniqi është shpallur Sportistja e Vitit, ndërsa xhudisti Akil Gjakova ka fituar çmimin Sportisti i Vitit në ceremoninë “Laureatët 2025”, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Çmimi për Krasniqin u dorëzua nga kryeministri Albin Kurti, presidenti i KOK-ut Ismet Krasniqi, drejtori i përgjithshëm i BKT Suat Bakkall, si dhe legjenda e xhudos Majlinda Kelmendi, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, çmimi për Akil Gjakovën u dorëzua nga nënpresidenti i parë i KOK-ut Milaim Kelmendi, në shoqërim të sekretarit të përgjithshëm të ICMG Iakovos Filippuzis dhe kryetarit të nderit të KOK-ut Besim Hasani.
Kryeministri Albin Kurti, duke uruar fituesit, theksoi se përkrahja për sportin do të vazhdojë. “Çdo medalje është dëshmi e talentit dhe e punës. Urime secilit laureat e laureate të vitit që e lamë pas. Sukseset tuaja mos u ndalshin! Mbështetja për sportin do të vazhdojë”, ka deklaruar ai.
Çmimi “Trajneri i Vitit” i takoi mjeshtrit të xhudos kosovare Driton Kuka për sukseset e vazhdueshme me ekipin kombëtar. Në këtë mbrëmje, KOK nderoi me çmim edhe xhudisten Nora Gjakova, e cila i dha fund karrierës në vitin 2025.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore












