Lajme
Disa nga fshatrat më të bukura në Zvicër
Pa dyshim se Zvicra njihet për fshatrat me pamje mahnitëse për nga natyra. Pozita e mirë e saj gjeografike bën që Zvicra të ketë vendet ndër më të bukurat në botë.
Në fakt, këto fshatra shpalosin dhe dëshmojnë që Zvicra është një vend mjaft tërheqës si nga ana e natyrës, ashtu edhe nga mënyra e ndërtimit të saj nga dora e njeriut, transmeton albinfo.ch.
Për disa njerëz, të gjesh një vend të përsosur dimëror të kompletuar me borë dhe atmosferë festive, është aventura më e mirë dimërore.
Ja disa nga fshatrat që mahnisin me bukurinë e tyre.
Aquila
Fshati i quajtur Aquila është një nga fshatet që ndodhet në luginën Blenio në veri të Bellinzonës në kantonin e Ticinos. Një vend i egër dhe skenik me një ajër mesdhetar, lugina është e njohur për kultivimin e verës, blegtorisë dhe shtëpive të vjetra që janë të ruajtuara me shumë kujdes, transmeton albinfo.ch.
Les Diablerets
Emri i këtij fshati do të thotë ‘djall’ (frengjisht: le diable), por ky vend është një ndër vendet më të bukura në alpet Vaud. Fshati është i përbërë nga shtëpitë tradicionale prej druri dhe ka një bukuri autentike zvicerane.
Falera
Duhet theksuar se fshati Falera njihet si një ndër zonat më të frekuentuara për skijim, por nuk është që vizitohet nga një numër i madh turistësh. Emblema e saj është kisha 500 vjeçare e Shën Remigjit, e konsideruar si një nga ndërtesat më të bukura të zonës.
Grimentz
Pa dyshim se të vizitosh Grimentz në Val d’Anniviers është sikur të rikthehesh në kohë. Rrugët e saj të ngushta janë të veshura me kalldrëm dhe ka dyqane druri.
Iseltwald
Në bregun e Liqenit Brienz në Oberland Bernese, fshati Iseltwald ka vetëm 440 banorë, por vizitohet nga një numër i madh njerëzish për shkak të liqenit. Turistët marrin anije udhëtimi dhe nisen nga terracat e restaurantit për të shijuar reflektimin e maleve.
Les Marécottes
Vlen të theksohet se kjo zonë e mrekullueshme ndodhet në luginën Trient, kantoni Valais dhe ofron vende për skijim familjar, pishinë natyrale, kopsht zoologjik me kafshë alpine dhe shumë rrugë për ecje.
Menzberg
Në kantonin Luzern, ky fshat është më pas se 1 mijë metra dhe në vjeshtë dhe dimër merr pamje spektakulare. Zona është njohur për rrugët e saj të shumta për çiklizëm.
Rasa
Ndodhet në Centovalli të Ticino, ky fshat i vogël pa makinë është i arritshëm vetëm në këmbë ose nëpërmjet një teleferik nga Verdasio. Në këtë fshat jetojnë vetëm 28 persona, duke e bërë atë fshatin me më së paku banorë në botë. Njihet si vend ideal për qetësi dhe relaksim.
Schwellbrunn
Që nga shekulli i 13-të Schwellbrunn konsiderohet fshati më i lartë në kantonin Appenzell Ausserrhoden. Ky fshat kohët e fundit është duke u kthyer në një pikë turistike.
Sonogno
Ndodhet në Verzasca, në kantonin e Ticinos. Ky fshat i bukur karakterizohet nga ndërtesa të vjetra guri që janë tipike të zonës. Turistët mund të hanë drekë në restaurantet tradicionale dhe të vizitojnë ujërat e bukur të Frodas.
Tschlin
Tschlin daton që nga shekulli i 14-të. Këto ditë është më mirë i njohur për fabrikën e birrës. Uji i pranverës dhe elbi u kanë dhënë fshatarëve një burim të ri të të ardhurave.
Vrin
Karakteristikë e këtij fshati janë shtëpitë e vjetra prej druri. Kisha që ndodhet në fshat, njihet si një ndër monumentet me rëndësi kombërate në Zvicër.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












