E-Diaspora
Disa dhjetëra shqiptarë, pa kulm mbi kokë në Francë
Dhjetëra emigrantë shqiptarë janë dëbuar javën e kaluar, nga vendstrehimet që i kishin pushtuar. Pa zgjidhje të çështjes së strehimit, ata kanë pasur një takim në sallën e bashkisë, mëngjesin e së martës, më 16 tetor.
Ata kanë qenë në Francë, për disa, që dy javë, për të tjerët, që tre vjet dhe ata rrezikojnë që në çdo kohë natën ta kalojnë nëpër rrugët e Brestit (Finistère). Dhjetëra emigrantë shqiptarë javën e kaluar ishin dëbuar dy herë nga shtëpitë që i kishin pushtuar, shkruan “Ouest-France”, përcjell albinfo.ch. Dëbimi i parë është zhvilluar të të mërkurën, më 10 tetor, në rrugën “d’Armorique” 2, ndërsa i dyti të premten, në rrugën “Jean-Bart” 18.
Të papunë, emigrantët kishin gjetur strehë në një kënd johigjienik. Policia franceze kishte konstatuar një “shkelje flagrante të ndërhyrjes” dhe vazhdoi me evakuimin e strehimit. Migrantët tani janë mbështetur në sallën e bashkisë dhe banorët e saj për ta shmangur rrugën, informon albinfo.ch.
“Situata në Shqipëri është katastrofike”, thotë njëri prej tyre. Rreth njëzetvjeçar, me tipare të tërhequra, ai thotë se i ka braktisur studimet e tij për të ikur nga vendi. “Për të jetuar atje”, shpjegon ai në gjuhën angleze, “ju duhet të jeni kriminel apo të jeni në letrat e vogla të shtetit”. Në pamundësi për të gjetur një punë që nuk paguhet më shumë se 5 ose 7 euro në ditë dhe madje, edhe në qoftë se e gjen atë, do të tatimohesh dy herë: Së pari nga shteti, së dyti nga mafia. “Gjithkush po largohet nga Shqipëria”, ka përfunduar djaloshi ri.
“Disa kanë marrë edhe kërcënime me vdekje”, shton një plak me sy të paqartë nga lodhja, informon Albinfo.ch. “Policia na pret në kufi, për të na penguar që të largohemi nga vendi”, përfundon një adoleshent, përgjegjës për përkthim për shokët e tij të kësaj fatkeqësie. Për të ikur nga Shqipëria, njëri prej tyre është dashur të kthehet disa herë për pesë ditë, përpara se të mashtronte policinë dhe të kalonte kufirin.
Në Francë, të gjithë pretendojnë se kanë aplikuar për azil ose lejeqëndrimi. Por statusi i tyre nuk u ofron atyre asnjë zgjidhje, as strehim e as punësim. Disa arrijnë të punojnë si stinorë, në grumbullimin e qepëve dhe domateve, për disa dhjetëra ditë gjatë vitit, informon albinfo.ch.
Pas dëbimit të tyre të fundit, të premten, ata vendosën të bashkoheshin në sallën e bashkisë për të diskutuar situatën e tyre, informon albinfo.ch. Ata organizuan një takim mëngjesin e 16 tetorit, pa asnjë garanci se atyre do t’u propozohej një zgjidhje për banim. Ndërkohë, ata patën fatin të mbështeteshin nga një kolektiv i Brestit, i cili iu ofroi strehim gjatë fundjavës.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













