E-Diaspora
Diplomatët e Kosovës në Zvicër i dhanë lamtumirën Florijana Ismailit
Në ceremoninë lamtumirëse është përfaqësuar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë dhe Konsullata e Kosovës në Cyrih
Në ceremoninë e ndarjes nga fubollistja shqiptare e Kombëtares së Zvicrës, Florijana Ismaili të mbajtur në Worben të Bernës kanë marrë pjesë qindra njerëz, miq, të njohur, bashkëlojtarë të saj, ashtu si dhe shumë shqiptarë nga e gjithë Zvicra, shkruan albinfo.ch
Në këtë ceremoni është përfaqësuar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër. Në emrin e saj “ka marrë pjesë një delegacion prej tre diplomatësh, i cili u ka shprehur ngushëllimet e thella prindërve, familjarëve dhe ekipit futbollistik të Florijanës, si dhe ka vënë një kurorë lulesh në shenjë nderimi e respekti për veprën dhe emrin e saj. Lamtumirë Florijana!”, thuhet në një postim në FB, të bërë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë.
Ndërsa nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, në këtë ceremoni ka marrë pjesë konsullja, Shukrije Ramadani, shkruan albinfo.ch Ja se çfarë shkruan ajo në një postim të saj në FB: “Në emër të Konsullatës së Kosovës në Cyrih si dhe të familjes Ramadani, mora pjesë në varrimin e yllit të futbollit të femrave në Ch, Florijana Ismaili-t. Dhembja që mbulonte çdo të pranishëm në sallë dhe jashtë sajë ishte e rëndë sa vet tragjedia. Pusho e qetë Flori,ti arrite majat e suksesit. Mbesim krenarë me sukseset tua!”
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












