Shqipëria
Diploma me para
Temë diplome në çdo degë për vetëm 10 mijë lekë të reja (80 euro) nëse e përzgjidhni vetë, në të kundërt 13 mijë lekë të reja (100 euro)
Përfitojnë 20% ulje të gjithë ata që prenotojnë temën e tyre për në shtator. “Nuk jemi në pazar, por veç një klikim larg në rrjete sociale ku kuptohet se sa lehtë mund të blihet një temë diplome”.
Ndryshe nga vite më parë, ku impenjimi i studentëve për të përgatitur një temë diplome ishte i madh, sot vlera e saj është venitur.
Temat e diplomës të çdo dege mund të blihen mjaft lehtë thjesht me një mesazh, pasi në internet gjen pafund njoftime për këtë shërbim, raporton “TCH”.
Ofertat për shitjen e diplomave variojnë që nga çmimet deri në zgjedhjen e temës, duke e kthyer këtë mënyrë në një biznes shumë fitimprurës. Pedagogët shprehen jashtë kamerave se punimet akademike janë në rrezik të pashmangshëm ndaj plagjiaturave për shkak të zhvillimit të internetit, pasi nga ana tjetër mungojnë filtra për të certifikuar apo vërtetuar autorësinë. Këtë problematikë e pohojnë edhe vetë studentët, duke treguar disa nga arsyet pse zgjidhet kjo mënyrë diplomimi, përcjell albinfo.ch.
Ky fenomen nuk ekziston vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Megjithatë ndryshe nga vendi ynë, jashtë zgjidhja është gjetur me hapjen e databaseve të punimeve shkencore, të cilat nuk lejojnë asnjë punim akademik (diploma bachelor apo master) të kalojë në komisione vlerësimi në universitet nëse më parë nuk ka marr certifikimin e plagjiaturës nga software të tillë.
Por Ministria e Arsimit e kontaktuar nga Top Channel, ja kalon kompetencat universiteteve. Ndërkohë që krijimi i një database qendror në Shqipëri për të reduktuar rrezikun e plagjiaturës si dhe për të rritur cilësinë e punimeve akademike është emergjent.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë Kanë mbetur edhe tetë kuti për t’u numëruar nga votimi me postë, ndërsa procesi po vazhdon... -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












