Maqedonia
Digjet një furgon me nëntë udhëtarë nga Maqedonia Veriore, nuk ka të lënduar
Për shkaqe ende të panjohura, një furgon është djegur në autostradën austriake A4.
Pasditen e vonshme të 24 korrikut të këtij viti, një shtetas 21-vjeçar nga Maqedonia Veriore, ka qenë duke udhëtuar me furgonin e tij në autostradën A4, në drejtim të Hungarisë, në afërsi të Nickelsdorfit, rrethina Neusiedl am See. Brenda në automjet kanë qenë tetë persona, gjithashtu shtetas të Maqedonisë Veriore.
Duke ngarë automjetin, vozitësi ka vërejtur nga pasqyra e pasme se nga makina e tij po dilte tym. Menjëherë e ndalon furgonin në një korsi të emergjncës dhe e hapë kopertinën e motorit, shkruan “Regio News”, përcjell Albinfo.ch . Hapësira e motorit tashmë kishte filluar të digjet, vozitësi i ri tentoi ta shuaj zjarrin me pajisje kundër zjarrit. Në ndërkohë, edhe bashkudhëtarët e tij kishin dalë jashtë automjetit dhe ishin vendosur në vend të sigurt.
Me ardhjen e njësisë zjarrfikëse nga Mönchhof dhe Nickelsdorf, furgonin e kishin përfshirë flakë të plota.
Gjatë zjarrfikjes nuk pati incidente, autostrada në drejtim të Hungarisë ishte e kalueshme vetëm në një korsi.
Shkaku i zjarrit është ende i panjohur. Për fat të mirë askush nuk ka pësuar lëndime, ndërsa furgoni është djegur plotësisht.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












