CH-Ballkani
Digjet autobusi me mërgimtarë nga Gjermania, disa të lënduar
Autobusi, në kufirin Kroaci-Serbi është kapluar nga flakët dhe kjo, sipas udhëtarëve, ka rezultuar me disa të lënduar
Pasditen e djeshme reth 29 udhëtarë ishin nisur me një autobus nga Gjermania për vizitë në Kosovë. Gjatë rrugës atyre iu dolën disa probleme. Autobusi është kapluar nga flakët dhe kjo, sipas udhëtarëve, ka rezultuar me disa të lënduar. Ngjarja ndodhi në orën 03 të mesnatës në kufi në mes të Kroacisë dhe Serbisë, shkruan gazetaexpress. Udhëtarët janë duke qëndruar në ambientet e Kryqit të Kuq në Kroaci.
Një shkëndijë e vogël ka bërë që autobusi i kompanisë ‘DevaTours’, nga Gjakova të kaplohet nga flakët në mesnatën e ditës së diele në kufirin në mes të Kroacisë dhe Serbisë. Brenda autobusit në momentin kritik ishin afro 30 udhëtarë që kishin marrë rrugë nga Gjermania për të ardhur në Kosovë. Nga paniku për të dalë nga autobusi janë lënduar disa persona. Kështu i ka thënë Expressit një nga personat që ishte në autobus.
“Është lënduar shoferi, ai ka dashur të thyente dritaren për të dalë ne nga autobusi. Ka edhe udhëtarë të tjerë të lënduar. Për momentin jemi duke qëndruar në ambientet e kryqit te kuq këtu në Kroaci”, ka thënë një udhëtar i cili ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë.
Për shkak të flakëve dhe prishjes së autobusit të gjithë udhëtarët kanë kaluar natën në Kroaci. Ata janë strehuar nga Kryqi i Kuq.
Gazeta Express ka biseduar me zyrtarë të kompanisë turistike të autobusëve ‘DevaTours’. Ata kanë thënë se udhëtarët janë mirë dhe se shumë shpejtë pritet që të kthehen në Kosovë.
“Ka pas një problem. Jemi duke u marrë me to. Një shkëndije ka bërë që autobusi të kaplohet nga flakët. Udhëtarët janë tu qëndrua në një hotel. 29 udhëtarë kanë qenë në autobus. Shumë shpejtë autobusi tjetër do t’i marrë ata”, ka thënë një nga përgjegjësit e kompanisë të dielën për Express.
Ndërkaq, sipas udhëtarëve nga ky aksident ka të lënduar. Ata thonë se të gjitha valigjet e tyre kanë mbetur brenda autobusit dhe janë djegur.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












