Integrimi
Diaspora tregon interes për të votuar, 70 mijë aplikime për 2 javë
Vota e diasporës, 70 mijë aplikime për 2 javë
Në KQZ janë grumbulluar deri më tani 70 mijë kërkesa për tu regjistruar si votues nga jashtë vendit. Por, vetëm 43 mijë janë pranuar dhe e kanë kryer aplikimin me sukses. Operatorët kanë refuzuar deri më tani 25 600 raste, ose 36 % të aplikimit.
KQZ pohon se vazhdon të jetë problem dokumenti që provon adresën ku jeton votuesi shqiptar në diasporë. Italia është vendi nga ku kanë ardhur rastet më të mëdha të refuzimit, me mbi 9 mijë veta, ose 44 % të të gjitha aplikimeve të gabuara. Shqiptarët e Italisë vijojnë të ngarkojnë gabim dokumentin italian të adresës, duke mos fotografuar faqen e pasme të saj.
6 mijë refuzime janë nga Greqia, ndërsa shqiptarët e Gjermanisë janë refuzuar në 2 600 raste. Sipas qarqeve, zgjedhësit e refuzuar kryesojnë me Tiranë, 3500 votues që nuk ja kanë dalë, të ndjekur me po aq nga Fieri dhe 2 300 të tjerë nga Korça.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













