Lajme
Diaspora, shtylla e kombit
“Mërgimtarët nuk duhet t’i shohim si një komunitet që duhet të shfrytëzohet me përfitim të njëanshëm, por të shndërrohet në një partner të zhvillimit të vendit”, tha Murati
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati e konsideron diasporën si shtyllë të rëndësishme kombëtare, ndërsa kërkon që bashkëpunimi me mërgatën të kthehet në nivelin e partneritetit. Kështu ai deklaroi në konferencën ndërkombëtare mbi Migracionin e Punës dhe Qytetarinë Industriale: “Shqiptarët në lëvizje, identitet, zhvillim dhe qytetari”.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj konference, si mysafir nderi ministri Murati shpalosi projektet e Ministrisë së Diasporës, dukë vënë theks të veçantë, vendosjen e frymës dhe politikave të bashkëpunimit mes Kosovës, Shqipërisë dhe mërgatës.
“Ka qenë rrugë e gjatë dhe plotë mundime e sakrifica, rruga e shndërrimit nga një migrant pune në një njeri të suksesshëm, qoftë si njeri i shkencës, kulturës, artit apo biznesit. Këta njerëz ne nuk duhet t’i shohim si një komunitet që duhet ta shfrytëzojmë me përfitim të njëanshëm, siç ka ndodhë deri sot, por duhet ta shndërrojmë në një partner të zhvillimit të vendit”, tha ministri Murati.
Gjatë kësaj konference organizuar nga Universiteti i New York Tirana dhe Universiteti i Prishtinës, me përkrahjen e agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Universitetit të Freiburgut, ministri Murati tërhoqi vëmendje në kapacitetin ekonomik të mërgatës të cilët ndihmojnë me remitancat e shumta vjetore duke mbajtur një balancë të jetës sociale.
“Unë kam besimin e plotë se me më shumë vëmendje nga ana jonë, sidomos në fushën e vendosjes së rendit e ligjit dhe luftimit të korrupsionit, ky potencial mund të kthehet në burim zhvillimi për vendin tonë”, shtoi ministri Murati.
Ai njoftoi të pranishmit me programet e Ministrisë së Diasporës në themelimin e rrjeteve të biznesit, mësimit plotësues të gjuhës shqipe, marrëveshjes mes dy Qeverive për bashkëpunim në këtë fushë si dhe në fushat kulturore.
Në fund ministri kosovar porositi që me zhvillimin e diasporës në shkallë më të larta, është detyrë që të krijohen kushte që ky zhvillim të reflektojë edhe në zhvillimin shoqëror. “Diaspora duke u shndërruar në një aset të dobishëm për vendin tonë duke sjellë vlera, mentalitet dhe frymë moderne në mënyrën e funksionimit si shoqëri e si shtet”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












