Lajme
“Diaspora në zgjedhjet e tjera do të votojë në konsullatat më të afërta në vendet ku jeton”
"Një nga ligjet e para që do të kërkoj dhe do ta votoj do të jetë ligji për votimin e mërgatës pranë përfaqësive të Kosovës në vendet ku jetojnë e punojnë”
Sipas Mimoza Kusari- Lilës, diaspora do ta kthejë rezultatin zgjedhor dhe ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të krijohet ligji për votimin e diasporës në konsullatat më të afërta, në vendet ku jetojnë mërgimtarët, shkruan albinfo.ch.
“Betohem se si deputete e ardhshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, një nga ligjet e para që do të kërkoj dhe do ta votoj do të jetë ligji për votimin e mërgatës pranë përfaqësive të Kosovës në vendet ku jetojnë e punojnë”, ka thënë Kusari-Lila.
Plot 29.445 aplikime të mërgimtarëve u refuzuan këtë herë. Një ditë u shty publikimi i fletëvotimit, por jo dhe afati i pranimit. Nga 151.000 e-maile, vetëm 102.100 aplikime u pranuan në listën e votimit nga jashtë këtë herë.
“Kjo do të jetë e hera e fundit kur më të dashurve tanë, të afërmve që jetojnë e punojnë jashtë vendit u mohohet e drejta e votës. Të dashur bashkatdhetarë, ju falënderoj me zemër! Ju i prini ndryshimit në Kosovë!”, ka shkruar ajo. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












