Lajme
Diaspora mund të vendosë për qeverinë në Maqedoni?
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoni ka filluar dërgimin e materialeve zgjedhore për votimin që do të ndërmerret në diasporë
Bashkë me disa kategori sociale, diaspora do të jetë e para që do të japë votën për zgjedhjet parlamentare, por për dallim nga ushtarët, të burgosurit apo dhe të sëmurët që do të votojnë të shtunën, votat e të cilëve pastaj bashkëngjiten me votat e tjera pas votimit të djelën, ata të diasporës do të zgjedhin direkt tre deputetë.
Shubi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së, për Albinfo thotë se janë ndërmarrë të gjitha masat që votimit të zhvillohet sipas ligjit. “Janë dërguar tashmë materialet votuese, si dhe janë bërë përgatitjet për hapjen e vendvotimeve në diasporë”, tha z. Jakupi.
Maqedonia organizon proces zgjedhor për diasporën për herë të parë, kjo bëhet në tre njësi zgjedhore, Evropa dhe Afrika, Amerika Veriore dhe Jugore dhe Australia. Sipas analizave deputeti që mund të jetë shqiptar do të jetë ai nga Evropa. Numri i shqiptarëve që janë lajmëruar të votojnë është i vogël rreth 1500, por gjasat ekzistojnë nëse vota shqiptare përqendrohet, ndërkohë që ka më shuma kandidatë nga partitë maqedonase dhe votat mund të përhapen.
Por ajo që është e rëndësishme vlerësojnë vëzhguesit në Shkup është se deputet e diasporës mund të jenë vendimtar për atë se cila parti do të mund të krijojë qeveri.
Vlerësimet e fundit ishin se subjektet politike sidomos ato maqedonase kanë zvogëluar përparësinë ndaj njëra-tjetrës, në analizat që bëheshin asnjë nuk përfshinte edhe deputetët e diasporës. Vëzhguesit thonë se pikërisht një ose dy deputetë më shumë mund të bëjë dallimin se cila nga partitë do të krijojë qeverinë.
Në ditët e fundit të fushatës fokusi është tek votat në Maqedoni, por votat e diasporës po bëhen të rëndësishme pikërisht para votimit të shtunën.
Votimi i diasporës u përcoll me debate, të cilat ende vazhdojnë, si rreth kapaciteteve për organizimin e zgjedhjeve të tilla, për vështirësitë e diasporës të votojë sidomos ata që jetojnë me mija kilometra larg vendvotimeve por më shumë ende për legjitimitetin e këtyre deputeteve, të cilët mund të zgjidhen me një numër minimal votash.
Për të votuar në tre kontinentet janë regjistruar më pak se 7.300 votues dhe çështja është se sa prej tyre do të dalin në votime. Por pavarësisht këtyre dilemave votimi do të zhvillohet të shtunën.
Që të votonin përfaqësues të diasporës ata fillimisht duhej të ishin shtetas të Maqedonisë, pastaj të lajmëroheshin se duan të votojnë, me çka futeshin në listat zgjedhore dhe të shtunën duhet të shkojnë në vendvotimet të caktuara, kryesisht pranë përfaqësive diplomatike dhe të votojnë.
Disa vëzhgues që janë pro votimit të diasporës thonë se i gjithë procesi duhet parë me më shumë tolerancë sepse është hera e parë që ndërmerret. Kjo edhe sa i përket organizimit por edhe vetë informimit të diasporës. Ndërkohë të tjerë thonë se proces i cili ngre dyshime nuk duhet të organizohet fare, madje një parti opozitare Partia Liberal-Demokrate, do të ngrejë çështjen në Gjykatë Kushtetuese.
Në Maqedoni ndërkohë do të votohet të dielën më 5 qershor.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa








