Lajme
Diaspora, numër rekord në zgjedhjet e këtij viti
Në zgjedhjet e këtij viti ka rekord votuesish jashtë vendit.
Referuar statistikave nga KQZ-ja, në këto zgjedhje të drejt votimi kanë 102,100 qytetarë që janë regjistruar dhe verifikuar për të votuar nga jashtë, për dallim nga zgjedhjet e vitit 2019, ku ishin 35,087 të regjistruar, por që në Kosovë brenda afatit arritën 20,200 vota, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar numrin e aplikacioneve dhe se si ka vajtur ky proces.
“Në këtë proces zgjedhor kemi një numër rekord të qytetarëve që janë regjistruar suksesshëm nga jashtë për të votuar, për dallim nga herët e kaluara. Numri i atyre që kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë vendit është 102,100 dhe të cilët kanë plotësuar kriteret e zotësisë juridike”.
Duhet theksuar se në total numri i aplikacioneve nga jashtë vendit ka qenë 130, 168, por vetëm 102,100 i kanë plotësuar kriteret ligjore, sipas Elezit.
“Pra, janë refuzuar diku 28,068 aplikacione për arsye që mund të ndahen në dy grupe: 15,933 janë refuzuar për shkak se kanë dërguar vetëm formularin e aplikimit për regjistrim, ndërsa 11, 164 aplikues janë refuzuar për shkak se nuk e kanë dëshmuar identitetin ose zotësisë juridike”.
“Në zgjedhjet e vitit 2019 kanë aplikuar 40, 313 persona dhe pas verifikimit, janë aprovuar 35,087, ndërsa 20,200 persona kanë dërguar pakon me postë. Në këto zgjedhje të shohim se sa do të jetë numri i atyre që do të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotime përmes postës”.
Votimi për qytetarët jashtë vendit ka filluar më 2 shkurt dhe do të përfundojë më 12 shkurt, sipas ligjit në fuqi.
Ligji obligon që fletëvotimet të pranohen nga KQZ-ja 24 orë para ditës së zgjedhjeve.
Për ankesat e shumta që erdhën nga mërgimtarët se iu mohua e drejta e votës për shkak se KQZ nuk i thirri në telefon për t’i verifikuar, Elezi ka thënë se të gjithë ata që s’janë përgjigjur në telefon apo që nuk kanë arritur t’i telefonojnë, janë regjistruar me qëllimin që të mos u mohohet e drejta për të votuar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












