Kosova
Diaspora i dërgoi gati 1 miliard Euro sivjet në Kosovë
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti: "Rritje kemi te remitancat, të cilat kanë arritur vlerën 956 milionë euro apo me një rritje vjetore prej 20 për qind"
Referuar raporteve nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) konsideron se viti 2021 ishte i suksesshëm për vendin, falë kontributit të bashkatdhetarëve, politikave qeverisëse dhe rolit të saj (BQK), transemton albinfo.ch.
Në një konferencë për media guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti theksoi se rritja ekonomike e këtij viti pritet të jetë 9.9 për qind, krahas rritjes edhe të eksporteve.
Po ashtu, ai tha po ashtu se edhe remitancat nga diaspora nga janari deri në tetor kanë shënuar rritje rreth 1 miliard euro, ose 20 përqind më shumë se vitin e kaluar.
“Gjithashtu rritje kemi edhe te remitancat, të cilat kanë arritur vlerën 956 milionë euro apo me një rritje vjetore prej 20 përqind. Kjo bëri që të rriten edhe kërkesat e brendshme dhe njëkohësisht të rritet importi, ku importi me të dhënat e fundit që kemi në dispozicion shënoi vlerën 4.2 miliardë euro, ose një rritje vjetore 42.5 përqind. Në anën tjetër eksporti i mallrave arriti në 684 milionë euro ose me një rritje prej 60 përqind”, tha ai.
Sipas Mehmetit, edhe investimet e huaja deri në shtator, kanë arritur në 389 milionë euro.
“Sa i përket investimeve të huaja direkte, vlera e tyre deri në shtator 2021 arriti në 389 milionë euro, krahasuar me 254 milionë sa ishte në vitin e kaluar. Këto kryesisht dominojnë prej investimeve të huaja direkte në sektorin e patundshmërisë, ku 265 milionë euro janë vetëm patundshmëri, ndërkaq 87 milionë janë në shërbime financiare”, u shpreh Mehmeti.
Guvernatori tha se përkundër pandemisë COVID-19, vendi arriti të ruajë stabilitetin financiar dhe të rritet kreditimi.
“Sektori bankar ka vazhduar që ta rritë kreditimin edhe njëkohësisht të ruajë shkallën e lartë të qëndrueshmërisë, ku vetëm deri në nëntor 2021 janë lëshuar 1.6 miliard euro kredi të reja që paraqet një rritje prej 21 përqind, e që bëri që total kreditë të arrijnë vlerën 3.7 miliardë euro. Gjithsej mjetet në sektorin bankar arritën në 5.79 miliardë euro”, theksoi ai.
BQK ka evidentuar edhe një shkallë të lartë të inflacionit krahas rritjes së çmimeve.
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër Nëse je inxhinier, arkitekt, profesionist, student apo i angazhuar në një fushë teknike, shkencore ose profesionale,... -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













