Integrimi
Dhuna në familje: rrëfimi i një lexuese
Në reagim ndaj një shkrimi të mëhershëm, një lexuese e albinfo.ch flet për dhunën që ka përjetuar gjatë fëmijërisë
Të nderuar lexues,
Fillimi i këtij artikullit më ktheu (pa dashje) në kohën kur i kisha 13 vjet, atëherë kur kam ardhur në mërgim – ah sa isha e lumtur se do të jetoja me babin tim, i cili jetonte këtu. Kjo lumturi shumë shpejt u bë një “ëndërr e keqe” që vazhdoi plot 10 vjet. Nuk e di a ishin traditat tona, apo frika nga “thashethemet” nga shqiptarët e tjerë – por një e di – si të mos isha sjellë sikur një “çikë e shpisë së mirë” – do të më kishte vrarë babi im, më ka thënë të paktën 1000 herë. Askush nuk është në gjendje ta paramendojë çka do të thotë t’i dëgjosh këto fjalë prej babait tënd, fjalë sikur – do të vras, do të copëtoj, do të mbys, etj. Nganjëherë ndalem e shikoj dhe e pyes veten: “A thua, a e di se me ke vrarë për së gjalli, më ke shkatërruar, më ke copëtuar?” Më e keqja është se nuk e di, as që do ta dijë! Sot babai i ka 69 vjet dhe po t’ i them diçka nuk më kupton!
Sot jam e martuar, nënë e dy fëmijëve, kanë kaluar mbi 10 vjet martesë, por dhembja e atëhershme është e njëjtë. Takoj femra shqiptare të moshës sime, flasin se ia kanë dalë, si diçka normal – edhe prapë e shoh se unë isha e veçantë, sepse unë jam një prej atyre që nuk kanë pasur kontakt as me të afërmit e vet- për babin tim nuk ishte askush i mirë.
Nganjëherë mendoj më mirë do të ishte sikur të më kishte vrarë sesa kështu e vdekur për së gjalli…
Ai ma ka humbur lumturinë e jetës për fjalë të tjerëve, ai është që më ka mbajtur në “burg” plot 10 vjet, ai ma ka shkatërruar jetën sa të jem gjallë, ai është që asnjëherë nuk më ka afruar pranë tij – por edhe ai është babi im, të cilin e dua! Si ta kisha një kujtim të mirë nga ana e tij – vetëm një fjalë, do të isha femra më e lumtur në botë.
Kur isha pa martuar ishte e vetmja dëshirë imja ta kem vjehrrin gjallë dhe ta dua sikur babanë, por as kjo dëshirë nuk m’u plotësua…
E kam burrin e mirë, me gjithë të mirat, por nuk e di a e dua, nuk e di çka do të thotë ta duash më një mashkull, kurse ai mashkulli kryesor nuk e kam ndier kurrë që më donte. Burri im nuk e ka merituar një femër sikur mua, jo një shpirtërisht të shkatërruar, e cila jeton vetëm për hatër të fëmijëve. Sa natë i kam kaluar duke qarë nuk mund të paramendohen, dikur e pashë se shoqja ime më e mira ishte bërë loti im. Nuk e kuptoja për çka tjetër ajo vuajtje, kurse isha e urtë, nuk dilja kurrë jashtë pa lejen e të tjerëve, por edhe kur kam dalë vetëm me një anëtar të familjes – e çka?????? Nuk e kam ditur atëherë, nuk e di as sot, nuk do ta dij kurrë.
A do të rriten fëmijët e mi sikurse unë? JO! Fëmijët e im do ta kenë edukimin e rrallëkujt, por edhe do të jenë të lirë sikur këtu në mërgim që jetojnë të rinjtë.
Nuk ju shkruaj këtë që t’i dhimbsem dikujt, sepse kjo ishte jeta ime, ky ishte fati im. Unë ju shkruaj për t’iu treguar atyre që përdorin dhunë fizike, keni kujdes se nuk ka falje për “rrahjen shpirtërore”! Normalisht se është dëshira ime më e madhja të ndryshojnë shqiptarët, sepse ne nuk mund të jemi më të mirë se të tjerët. Ju përshëndes!
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026












