Kosova
Dhuna ndaj grave në Kosovë, me pasoja fatale
Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, Grupi i Grave Deputete ka zhvilluar aktivitete në funksion të ndërgjegjësimit dhe të nxitjes së veprimeve për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të ndërmarrin masa kundër dhunës ndaj gruas. Ajo ka ngritur shqetësimin nga foltorja e Kuvendit se kjo dukuri është përshkallëzuar dhe ka tendencë të rritjes. Ka përmendur rastin e fundit ku Sevdije Berisha nga Peja ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra me sëpatë nga burri i saj.
Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, Grupi i Grave Deputete ka zhvilluar aktivitete në funksion të ndërgjegjësimit dhe të nxitjes së veprimeve për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Feride Rushiti, ka thënë se rastet e shpeshta të dhunës ndaj grave kanë përfunduar disa herë edhe me fatalitet, dhe për këtë ajo kërkon të merren masa për parandalimin e kësaj dukurie.
Shefja e BE-së, Natalya Apostolova, ka theksuar se Bashkimi Evropian ka një të arritur të lartë për vlerat që kanë të bëjnë për të drejtat e grave. Ajo ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për ndarjen e mjeteve për këtë kategori.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










