CH-Ballkani
Dhuna ndaj grave është bërë pjesë e përditshmërisë
Sipas studimit të OSBE, 16 milionë gra në rajonin e Evropës Juglindore kanë përjetuar forma të ndryshme të dhunës, gjatë jetës së tyre nga mosha 15 vjeçare
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka dalë me rezultatet e studimit ndoshta më të madh deri më tani për dhunën ndaj grave në Evropën Juglindore, të publikuar të mërkurën në Bruksel.
Raporti është punuar pas anketimit të grave nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Moldavia, Serbia, Shqipëria dhe Ukraina, raporton “DW”.
Gjithsej, gjatë vitit 2018 janë anketuar 15,179 gra të zgjedhura mbi bazën e rastësisë, me qëllim të gjetjes së “natyrës së dhunës ndaj grave si dhe qëndrimin e tyre ndaj raportimit të dhunës”, përcjell albinfo.ch.
“Më shumë se dy të tretat e grave që jetojnë në rajon mendojnë se dhuna është bërë pjesë e përditshmërisë në vendet e tyre, ndërsa një e pesta mendojnë se dhuna është shumë e zakonshme”, ka thënë Thomas Greminger, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së. “Këto janë fakte të papranueshme si nga aspekti human ashtu edhe nga spekti i sigurisë dhe stabilitetit, por edhe nga aspekti socio ekonomik”, ka shtuar ai.
Kosova dhe Shqipëria
Të dhënat paraqiten në përgjithësi dhe disa nga to janë të ndara sipas shtetit. Në një të dhënë, ku Kosova dallon shumë nga rajoni është në pyetjen nëse femra e ka për obligim të kryejë marrëdhënie seksuale me partnerin e vet edhe kur nuk ka dëshirë. Njëzet e gjashtë për qind të grave të anketuara në Kosovë kanë menduar se e kanë këtë obligim, përderisa mesatarja në rajon është 17 për qind, ndërsa në Shqipëri është 19 për qind.
Sa i përket arsyetimit të marrëdhënies seksuale pa miratimin e gruas për shkak të rrethanave të ndryshme edhe këtu Kosova dhe Shqipëria e mbajnë përqindjen më të lartë të “tolerancës”. Seksi pa dëshirë në martesë arsyetohet nga 25 për qind të grave të anketuara në Kosovë dhe 17 për qind në Shqipëri, sa është edhe mesatarja në rajon.
Përderisa sa i përket ndërhyrjes nga jashtë në familje në rast dhune, 62 për qind e grave të anketuara të Kosovës kanë thënë se të tjerët duhet të ndërhyjnë, në Shqipëri ky numër është 56 për qind, ndërsa mesatarja është 48 për qind. Përgjigje negative në ndërhyrjen nga jashtë më së shumti kanë dhënë gratë nga Moldavia, ku vetëm 41 për qind kanë thënë se palët e treta duhet të ndërhyjnë. Forma më e përhapur e dhunës është ajo psikologjike nga partneri intim.
Fajësimi i viktimave
Sipas raportit, gratë viktima që janë edhe të fajësuara për dhunën, mendojnë se gratë duhet të urdhërohen nga burrat dhe se dhuna familjare duhet të jetë çështje private. “Të dhënat nga anketimi tregojnë, se besimi në nënshtrimin e gruas dhe heshtja e rrethit, vazhdon të dominojë në rajon dhe se gratë me besime të tilla janë viktimat më të shpeshta” thuhet në raport.
Sipas të dhënave nuk ka asnjë grup social të grave që është i përjashtuar nga mundësia e përjetimit të dhunës mirëpo disa grupe janë më të rrezikuara, këtu bëjnë pjesë gratë që jetojnë në varfëri, varësi ekonomike dhe gratë me fëmijë. Raporti u prezantua të mërkurën në Bruksel.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













