Tematike
Dhjetëra mijëra zviceranë demonstrojnë në mbrojtje të klimës
Vetëm në Cyrih, sipas organizatorëve, kanë qenë më shumë se 15.000 demonstrues ndërsa në Bernë 10 mijë, në Lozanë 8.000, në Gjenevë rreth 3.000 etj.
Fryma e lëvizjes për greva në mbrojtje të klimës, e iniciuar nga nxënësit në demonstratën e madhe të 15 marsit në Zvicër, duket se nuk është zbehur. Këtë e ka treguar pjesëmarrja e dhjetëra mijë vetave në manifestimet që janë zhvilluar ditën e sotme në shumë qytete të Zvicrës. Vetëm në Cyrih, sipas organizatorëve, kanë qenë më shumë se 15.000 demonstrues ndërsa në Bernë 10 mijë, në Lozanë 8.000, në Gjenevë rreth 3.000 etj., shkruan srf.ch.
Demonstrata në Bernë ka filluar në pasditen e hershme në Helvetiaplatz dhe është përhapur pastaj edhe në rrugët tjera rreth qendrës së kryeqytetit. Varësisht nga burimi i informimit, në këtë demonstratë kanë marrë pjesë në mes 8.000 dhe 10.000 veta, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq vlerësohet se kësaj here nuk kanë qenë vetëm të rinjtë që kanë marrë pjesë në manifestimet e zhvilluara anekënd vendit.
Në St. Gallen janë tubuar rreth 1.500 veta në Marktgasse, që është sheshi kryesor iqytetit ndërsa në Lucern, organizatorët vkerësojnë se kanë qenë rreth 2500 pjesëmarrës të parakalimit demonstrues.
Lëvizja e grevave për klimën ka bërë thirrje për manifestime në rreth 20 qytete të Zvicrës. Kësaj here nuk duhet të protestojnë vetëm nxënësit, është theksuar në thirrje. Kështu, për të marrë pjesë edhe të punësuarit në këto demonstrata, ato janë organizuar të shtunën, pra në një ditë pushimi. Hera e parë që ato nuk janë mbajtur në një të premte, ditë kjo që ishte shpallur ditë greve në mbrojtje të klimës.
Në javët që nga fillimi i aktivizimit të lëvizjes së grevave për klimën, qytetet si Bazeli, Olteni dhe Delemonti kanë shpallur gjendje emergjente klimatike. Këtyre u shtohet ehde kantoni Vaud si i tërë. Me këtë shpallje, qytetet dhe kantoni i përmendur pranojnë se ndryshimi i klimës është vepër e vetë njerëzve dhe zotohen që ngrohjen globale ta kufizojnë në 1.5 gradë, në krahasim me gjendjen e kohës paraindustriuale.
Qyteti Sitten/Sion (kryeqyteti i Kantonit Valis) ka ndaluar demonstratën në mbrojtje të klimës të paraparë për sot. Sipas autoriteteve, kërkesa për lejim të saj ka ardhur në kohë dhe mënyrë jo të duhur.
Kërkesat e lëvizjes protestuese në mbrojtje të klimës janë: shpallja e emergjencës klimatike në nivel nacional, ndalimi i emetimit të gazrave nga serrat brenda vendit deri në vitin 20130 dhe drejtësia për klimën.
Më shumë se 23.000 shkencëtarë nga Zvicra gjermane i vlerüesojnë si të arsyeshme këto kërkesa. “Kërkesat e lëvizjes janë ambicioze por të domosdoshme dhe të realizueshme”, ka deklaruar gjimnazisti nga Berna, Jan Burckhardt. “Është thjesht çështje vullneti nëse ne e dëgjojmë zërin e shkencës”.
Lëvizja e grevave për klimën konsiderohet si lëvizje e decentralizuar rinore me struktura bazike demokratike. Kështu, ajo merr vendime në konsensus dhe shmang hierarkitë. Ajo nuk është e lidhur me ndonjë parti ose organizatë.
E-Diaspora
-
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci Një mbrëmje e mbushur me emocion, muzikë dhe energji bashkoi publikun në Hamburg... -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Nga 1 qershori, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë -
Poloni
Pianistja kosovare Lule Elezi mban recital në Pallatin mbi Ujë në Varshavë -
Si mund të mësojë Tirana nga përvoja e Zvicrës në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit Austria planifikon investime të reja në shërbimet e kujdesit, programet e varfërisë së fëmijëve dhe përfshirjen... -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë













