Kosova
Detaje të reja nga aksidenti në Luksemburg ku humbën jetën tre të rinj kosovarë
“Ishte e tmerrshme”, flasin dëshmitarët që panë aksidentin me pesë viktima në Luksemburg
Tre nga pesë viktimat e aksidentit tragjik në Luksemburg, janë të rinj kosovarë. Mësohet se vetura në të cilin ishin tre të rinj, ishte e babait të njërit prej tyre dhe dyshohet se e njëjta ka qenë me shpejtësi, ndonëse ende nuk ka raport përfundimtar nga policia atje, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë dy personat e tjerë të implikuar në aksident, me kamion, të vdekur edhe ata, janë boshnjakë nga i njëjti qytet.
Lidhur me rastin e rëndë autoritetet e sigurisë në Luksemburg, po vazhdojnë hetimet dhe ekspertizat, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Kujtojmë se aksidenti fatal në Luksemburg, mori jetën e 19-vjeçarit, Edonik Kastratit – nga Peja, dhe Ujkan e Ukë Bajraktarajt – vëllezër, nga Isniqi i Deçanit.
Administrata e Transportit Publik ka konfirmuar për L’essentiel se një nga automjetet e përfshira ishte “një furgon nga një kompani që operonte për shërbimin Adopto”.
Sipas RTL, dy viktimat në këtë automjet ishin shoferi dhe një përfitues i këtij shërbimi transporti të dedikuar për personat me aftësi të kufizuara.
L’essentiel tutje raporton se të rinjtë kosovarë, Edoniku, Uka dhe Ujkani, ishin banorë të Wiltz, dhe se ata filluan shkollimin në shkollën fillore Wiltz përpara se të vazhdonin në Lycee du Nord.
“Ujkani po përgatitej të fillonte vitin e fundit të shkollës së mesme atje, ndërsa Edoniku po mendonte për arsim të lartë”, raporton L’essentiel.
Aksidentin tragjik e pa nga afër Emmanuel, 79 vjeçar dhe Marie 70. Me furgonin e tyre të parkuar në një parking të vogël pranë vendit të ngjarjes, çifti francez në pension nga Bethune, u kthy në N15, në vendin ku panë aksidentin që la pesë persona të vdekur të hënën rreth orës 6:10 të pasdites.
Sipas dëshmisë së tyre të dhënë për L’essentiel, në vendngjarje kishte vetëm disa copa xhami dhe plastike të thyer, asfalt i djegur dhe bar që ende dëshmonin për tragjedinë e ditës së mëparshme.
“Ishte e tmerrshme, vërtet e tmerrshme, nuk kishte asgjë që mund të bënim”, tha Marie për L’essentiel.
Çifti turistik ishte në rrugën midis Francës veriore dhe Alsasës dhe donte të vizitonte Luksemburgun.
“Kjo rrugë ishte e pastër, e drejtë, me shikueshmëri të mirë. Ne po ngisnim me një shpejtësi normale, rreth 70 km/orë. Ne ishim automjeti i parë, rreth 300 metra pas furgonit që u godit”, tha Emmanuel.
“Papritmas, e pamë të ngrihej dhe të binte. Nuk e pashë makinën e zezë që e përplasi. Ishte fshehur nga furgoni”, ka thënë pensionisti i tronditur.
“E kuptuam menjëherë se ishte serioze. U afruam për të ndihmuar, vrapuam për të bërë diçka”, tha ai më tej.
Sipas dëshmitarëve, furgoni i bardhë ishte në anë dhe makina “u shtyp plotësisht” ndërsa ekipet e para të shpëtimit mburriten brenda pak minutash.
“Pati shpërthime të vogla, kështu që na u desh të tërhiqeshim. I lamë zjarrfikësit të punonin”, tha ai, raporton L’essentiel.
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër Nëse je inxhinier, arkitekt, profesionist, student apo i angazhuar në një fushë teknike, shkencore ose profesionale,... -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar












