Kosova
Dështimi i faqes nga KQZ, rezultatet do të publikohen në formë manuale
Kreshnik Radoniqi ka thënë se të dhënat do të publikohen në formë manuale
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se faqja zyrtare e këtij institucioni është jashtë funksionit. Për pasojë, të dhënat preliminare nga zgjedhjet nacionale nuk do të mund të publikohen përmes platformës online
Radoniqi, ka thënë se të dhënat do të publikohen në formë manuale, transmeton albinfo.ch.
“Për arsye se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e të dhënave nuk ka funksionuar, ne nuk po arrijmë t’i transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike. Andaj KQZ kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve që kanë pritur me shumë të drejtë rezultat preliminare të votimeve nga dita e sotme”, ka thënë ai.
Ai ka siguruar që mos sigurimi i të dhënave në mënyrë elektronike nuk do të ketë ndikim në rezultatet.
“Në këto rrethana, KQZ ka shqyrtuar situatën dhe ka vendosur që të mbledh të dhënat në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet përmes formularëve të rezultateve për subjektet politike, të cilat janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, ka thënë ai.
Radoniqi ka thënë se stafi i KQZ-së do të qëndrojë gjatë gjithë natës në objektin e institucionit, duke numëruar votat nga fletëvotimet në mënyrë manuale. Ai ka thënë se sonte s’do të ketë konferencë për media, për shkak se procesi do të zgjatet pas ndërrimit të mënyrës së publikimit.
“Për këtë dështim të sistemit, do të kemi një analizë më vonë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












