Kosova
Dëshmitarët po vdesin, rrezikohet ndriçimi i krimeve të luftës në Kosovë
Mijëra vrasje, masakra dhe dhunime mbesin të pazbuluara edhe sot
Drenushë Ramadani është 23-vjeçare. Fëmijërinë e saj ajo e kaloi në fshatin Krushë e Vogël, në Komunën e Prizrenit, ku në vitin 1999, forcat paramilitare ia vranë babanë.
Deri me sot për këtë vrasje nuk është dënuar askush. “Unë vij prej fshatit Krushë e Vogël dhe dihet se masakra ka qenë shumë e madhe dhe prej 113 të vrarëve janë gjetur shumë pak persona. Ka ende të pagjetur. Institucionet e Kosovës gjatë kësaj periudhe kanë bërë shumë pak. Krejt çka mund të bëjnë institucionet është që të kujdesën për fshatin që të mos harrohet ajo, qoftë me u kujtesë që t’i gjejnë të pagjeturit, qoftë për fëmijët e atyre të vrarëve që shumë pak janë kujdesur, si në kohën e pasluftës kur ata kanë qenë vegjël, si tash”, thotë Drenusha për Radion Evropa e Lirë.
Ditën kur u vra babai i Drenushës, në këtë fshat u vranë 113 persona. Drenusha beson pak tek institucionet, mirëpo mbetet me shpresë se ato do të jenë në gjendje t’i gjykojnë vrasësit një ditë, përcjell albinfo.ch.
Derisa Drenusha mbetet me shpresë se një ditë do të ndëshkohen vrasësit e babait të saj, vetë zbulimi i krimeve të luftës po vështirësohet çdo ditë e më shumë.
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë thotë se me kalimin e kohës po zbehen dëshmitë dhe po vdesin dëshmitarët.
“Është shumë më e vështirë që të procedohen lëndët për krimet lufte, njëzetë vjet pas këtyre krimeve”, thotë Blakaj.
Blakaj thotë se me vet faktin pse ka kaluar kaq shumë kohë, vet dëshmitë e dëshmitarëve mund të ndryshojnë nga ato që ishin dhënë më parë.
Sipas tij, dëshmitarët “pa vetëdije i inkorporojnë në kujtesën e vet rrëfimet e dhëna nga të tjerët dhe pastaj provat e tyre para një gjykate nuk janë shumë kredibile”.
Krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga mekanizma të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë, mirëpo pati shumë pak aktvendime dënuese.
Mijëra vrasje, masakra dhe dhunime mbesin të pazbuluara edhe sot.
Përveç numrit të madh të të vrarëve, të zhdukur mbesin ende mbi 1600 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet gjë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










