Lajme
Deri më sot 82 mijë të regjistruar nga diaspora
Deri më tani janë REGJISTRUAR gjithsej 82 mijë banorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët për momentin jetojnë dhe veprojnë në mërgatë, transmeton albinfo.ch.
Në një konferencë për media, zëdhënësin i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, tha se regjistrimi i popullsisë në diasporë vazhdon pa probleme dhe problemet teknike janë tejkaluar të gjitha. Deri më tani janë regjistruar mbi 82 mijë persona, pjesa më e madhe nga Zvicra, e ndjekur nga Gjermania dhe Italia.
Në kontekst të vetë-regjistrimit të popullsisë nga diaspora, duam të theksojmë se procesi vijon pa probleme, janë tejkaluar të gjitha gabimet teknike të cilat u shfaqën në fillim. Jemi të kënaqur nga numri i qytetarëve të regjistruar dhe njëkohësisht ju sigurojmë se si Qeveri mbetemi të përkushtuar për realizimin e suksesshëm të këtij operacioni statistikor. Në mënyrë plotësuese, në konferencën e sotme për shtyp duam t’ju informojmë se deri më sot, 19 mars, nga diaspora gjithsej janë vetë-regjistruar mbi 82 mijë bashkëqytetarë tanë. Numër më të madh të qytetarëve të regjistruar ka në Zvicër mbi 26 mijë, pastaj në Gjermani, rreth 19 mijë, vijon Italia, ku janë vetë-regjistruar mbi 10 mijë qytetarë. Të nderuar, E shfrytëzoj këtë mundësi që edhe njëherë të dërgoj apel deri te diaspora që në mënyrë aktive të marrin pjesë në realizimin e Regjistrimit të popullsisë, që do të zgjasë deri më 21 prill të vitit 2021.
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri? Austria ka një përzgjedhje të gjerë të supermarketeve cilësore, por ka disa dallime kryesore rajonale për...
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit