Lajme
Deputeti gjerman: Historia e Gjermanisë mund të shërbejë si shembull i mirë për Kosovën dhe Serbinë
Deputeti gjerman, Thomas Hacker pas zgjedhjeve që janë zhvilluar sot në Serbi ka thënë që situata e sigurisë vazhdon të jetë shqetësuese në Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, duhet të pritet pas zgjedhjeve nëse Vuçiq e ka seriozisht se nuk do t’i respektojë marrëveshjet e dala nga dialogu, teksa u shpreh se vetëm përmes një dialogu të sinqertë mund të ketë siguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
“Me të vërtetë situata e sigurisë vazhdon të jetë e ndjeshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo çfarë ndodhi në Banjskë ishte shumë e rrezikshme kur u sulmua policia e Kosovës, pati edhe të vdekur në mesin e tyre. Këto ngjarje duhet të evitohen në të ardhmen dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për sigurinë e rajonit. Vetëm pak ditë më parë gjatë fushatës elektorale, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se nuk do e respektojë marrëveshjen me Kosovën, nuk e di nëse ai tha këtë për qëllime politike apo me të vërtetë ky është qëndrimi i tij. Megjithatë duhet të presim edhe pak dhe të shohim se çfarë vendime do të marrë ai”, ka thënë Hacker për tëvë1.
Ai u shpreh se historia e Gjermanisë mund të shërbejë si shembull i mirë për Kosovën dhe për Serbinë, teksa konsideron se ka ardhur koha që t’i hiqen masat ndëshkuese Kosovës.
“Nëse Kosova dhe Serbia e kanë ndërmend që një ditë të bëhen pjesë e familjes evropiane, atëherë duhet ta dinë se kjo arrihet vetëm përmes komunikimit dhe normalizimit të marrëdhënieve. Rasti i Gjermanisë është një shembull i mirë, ishte një vend i ndarë në dy shtete dhe mori shumë kohë derisa filluam të kishim një komunikim normal, por ne në fund u bashkuam sërish. Të dyja shtetet duhet të jenë ta barabarta dhe të punojnë sa më shumë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Shpresoj që së shpejti do të largohen edhe masat ndëshkuese për Kosovën sepse me të vërtetë nuk kanë më kuptim dhe të fillohet me zbatimin e planit franko-gjerman”, është shprehur ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












