Në Zvicër, pensionet e shtyllës së parë (AHV/AVS) konsiderohen si të ardhura dhe tatohen, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, një koalicion parlamentar shumëpartiak po kërkon të heqë këtë taksë “për të lehtësuar barrën” mbi të moshuarit.
Deputetët e shohin këtë lëvizje si një alternativë ndaj rritjes së pensioneve AHV/AVS, e cila është në tavolinë prej kohësh, por pa rezultate deri më tani.