Kosova
Deputetët nuk heqin dorë nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale
Deputetët konsiderojnë se Kryesia e Kuvendit e ka shkelur Kushtetutën meqë nuk ka thirrur seancë të jashtëzakonshme me pretekstin se nuk ka pasur kuorum
Pavarësisht reagimit ndërkombëtarë dhe kërcënimeve të diplomatëve se zhbërja e Gjykatës Speciale do të ketë efekte negative në relacion të fuqizimit të Kosovës, deputetët të cilët cilët firmosën kërkesën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën, nuk kanë hequr dorë nga qëndrimi i tyre.
Përkundrazi, ata konsiderojnë se Kryesia e Kuvendit e ka shkelur Kushtetutën meqë nuk ka thirrur seancë të jashtëzakonshme (më 22 dhjetor, ditën kur u mblodhën nënshkrimet) me pretekstin se nuk ka pasur kuorum, shkruan “Zëri”.
Edhe njohësit e punës së legjislativit në Kosovë e pohojnë të njëjtën gjë, me ç’rast thonë se arsyetimi për mungesë kuorumi nuk qëndron.
Ndërkohë, sa i përket shfuqizimit të Speciales ata kanë bërë të ditur se ekzistojnë disa hapa që duhet ndjekur, të cilët ndër të tjera përfshijnë edhe ndryshimet kushtetuese. E përderisa LDK-ja është e prerë që të mos e mbështesë kërkesën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se LVV-ja ka qëndrim të njëjtë si më 2015-ën dhe se shfuqizimi duhet të bëhet në bazë të normave parlamentare.
Megjithëkëtë, anëtarë të Kryesisë së Kuvendit kanë thënë se ende nuk ka ndonjë njoftim se kur mund të mbahet mbledhja për ta caktuar seancën e kërkuar për shfuqizim të Speciales.
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, emri i të cilit figuron i pari në listën e atyre që kërkuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ka vlerësuar se Kryesia e Kuvendit ka shkelur Kushtetutën meqë nuk ka thirrur seancën atëherë kur është kërkuar nga deputetët.
“Ne kemi kërkuar seancë, seanca është dashur të kërkohet të mblidhet më 22, atë nuk e ka bërë Kryesia, ka bërë shkelje të Kushtetutës. Nënshkrimet janë obligative për Kryesinë që të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme. Me kuorum ose pa kuorum kryetari duhet ta thërrasë mbledhjen. Shkelja e kësaj është bërë”, ka deklaruar ai.
Por, kundër kërkesës së 43 ligjvënësve dhe tre liderëve institucionalë që drejtojnë shtetin e Kosovës është deklaruar Ambasada amerikane në Prishtinë e cila kërcënon liderët kosovarë se zhbërja e Speciales rrezikon raportet me miqtë ndërkombëtarë, më BE-në e në veçanti raportet me SHBA-në.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











