Kosova
Dënohet për korrupsion kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova
Aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 26 mars të vitit 2018 nga Prokuroria Themelore në Gjakovë
Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, është dënuar me një vit burgim efektiv, raportojnë mediat në Kosovë.
Aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 26 mars të vitit 2018 nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.
Rugova akuzohej për konflikt interesi, pasi duke vepruar si kryetar i Komunës, ka nënshkruar një kontratë me një firmë të cilën e drejtonte vëllau i tij, Gani Rugova, raporton Betimi në Drejtësi.
“Në momentin e lidhjes së kontratës për kryerjen e punëve ndërtimore në mes të Komunës së Istogut dhe kompanisë “Ma-Con” sh.p.k. dhe çmimi i kontratës ka qenë 289,119.85 euro”, thuhej në aktakuzë, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Kontrata kishte të bënte me ndërtimin e kanalizimit për fshatrat Cercë dhe Lubozhdë.
Besnik Berisha, avokat mbrojtjes i të akuzuarit, ka argumentuar se bazuar në Ligjin për Prokurimin Publik, për kontratat e mesme nuk ishte e nevojshme nënshkrimi i kryetarit, e që sipas tij, kjo kontratë ka qenë e tillë, raporton Kallxo.com.
Haki Rugova, në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kishte fituar edhe një mandat tjetër, për herë të tretë, në krye të Komunës së Istogut.
E-Diaspora
-
Berlin
Ansambli “Shota” fiton çmim në Karnavalin e Kulturave 2024 në Berlin Ansambli i këngëve dhe valleve burimore të shqiptarëve “Shota” për vite me radhë ruan vlera kulturore...
-
Tenori Ramë Lahaj paralajmëron pesë mbrëmje me yje të operës
-
Liga e Evropës sot do të ketë një fitues shqiptar
-
Edita mori diplomën e tretë të Juridikut në Universitetin “Wake Forest”
-
Rekord i ri i krimeve të motivuara politikisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri Futbollisti shqiptar, Donis Avdijaj, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së fundit në Bundesligën...
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon?
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi