Maqedonia
Dënimi nëse gjuani me armë në dasma
Për këtë veprim, parashihet gjobë prej 200 deri 500 euro, ose edhe burg prej 6 muaj deri në 10 vjet
Policia në Maqedoni ka apeluar që qytetarët të përmbahen nga gjuajtja me armë nëpër dasma dhe ahengje tjera familjare dhe përkujton se gjuajtja paraqet thyerje të rendit publik, ndërsa përdorimi i armëve të zjarrit në këto ahengje, gjithashtu mund të rezultojë në pasoja shumë serioze, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoni.
Për këtë veprim, parashihet gjobë prej 200 deri 500 euro në kundërvlerë denari, ose edhe burg prej 6 muaj deri në 10 vjet. Vitet e kaluara, pikërisht nëpër dasma janë regjistruar disa persona të plagosur, përcjell albinfo.ch.
Në rrethinën e Tetovës janë regjistruar shumë raste të gjuajtjeve me armë në dasma dhe ahengje familjare.
Raste të tilla po regjistrohen edhe në rrethinën e Gostivarit e që supozohet se vijën nga dasma dhe ahengje ku festohet me armë.
Vetëm të dielën janë regjistruar katër raste, ku kanë pësuar veturat, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, shkruan “Gazeta Lajm”.
Autoritetet thonë se po ndërmarrin masa për ndriçimin e këtyre rasteve dhe apelojnë që të mos festohet me krisma armësh.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













