Tematike
Dënime deri në 13 vjet burg për tentimvrasje me porosi
Gjykata Kantonale e Glarusit ka dënuar shtatë persona me burgim nga dhjetë muaj deri në 13 vjet. 6 janë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, 1 nga Belgjika
Sipas aktgjykimit të publikuar të premten, Gjykata e Kantonit të Glarusit ka shpallur fajtor të akuzuarit, ndër të tjera, për tentim vrasje respektivisht nxitje për vrasje, transmeton albinfo.ch. Çështja ka të bëjë me një sulm ndaj një personi që ka ndodhur në fillim të tetorit të vitit 2018 në Bilten, GL.
Dy të rinj akuzoheshin se e kanë rrahur aq rëndëme shkopinj një person sa që ai ka mbijetuar vetëm me shumë fat dhe falë kujdesit të menjëhershëm mjekësor. Seanca kryesore në Gjykatën Kantonale të Glarus është zhvilluar në gusht të vitit 2021.
I rrahur me porosi
Tashmë dy pjesëtarë të bandës janë dënuar nga gjykata për tentim vrasjeje me nga 10.5 vite burg secili, shkruan nau.ch. Sipas aktgjykimit, ata kanë vepruar në emër të dy të akuzuarve të tjerë dhe kanë marrë 10 mijë franga si shpërblim.
Dy urdhërdhënësit e supozuar janë dënuar për nxitje të tentimit për vrasje, dhe njëri prej tyre ishte dënuar edhe për një sërë veprash të tjera. Kështu, ai ka marrë 13 vjet ndërsa kolegu i tij 10.5 vjet burg, përcjell albinfo.ch. Të katër autorët kryesorë janë në paraburgim.
Një tjetër i akuzuar është dënuar me 18 muaj burgim për delikuencë droge, falsifikim të identitetit dhe mashtrim zyrtar. Një çift ndërkaq ka marrë dënime me kusht, 10 muaj, përkatësisht një vit. Ata kishin falsifikuar një ekstrakt nga regjistri i ekzekutimit të borxhit për të marrë një apartament që u duhej urgjentisht.
Katër autorët kryesorë do të dëbohen nga vendi
Gjashtë nga shtatë të akuzuarit vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Njëri është belg. Gjykata ka vendosur që katër autorët kryesorë të dëbohen nga vendi për 15 vjet. Një i akuzuar i pestë u dënua me dëbim nga vendi për pesë vjet.
Me përjashtim me masën ndaj shtetasit belg, masat për të dënuarit tjerë janë futur në sistemin e informacionit të Shengenit. Kështu, bllokimi për ta vlen për të gjithë zonën Shengen. Çifti nuk duhet të largohet nga Zvicra.
Gjykata i ka dhënë viktimës në atë kohë një kompensim prej 80,000 frangash. Përveç kësaj, të akuzuarit ngarkohen edhe me shpenzime të larta procedurale.
E veçanta e rastit ishte se konsiderohet se ishte një akt hakmarrjeje. Dy klientët thuhet se kanë qenë viktima të një sulmi një vit e gjysmë më parë, transmeton albinfo.ch. Sulmuesi kryesor i atëhershem ishte viktimë e sulmit në Bilten në vitin 2018, për të cilin eshe u zhvillua ky proces gjyqësor.
Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm. Ai mund të atakohet në Gjykatën e Lartë të Kantonit të Glarusit. Zyra e prokurorit publik kishte kërkuar dënime më të larta me burgim ndërsa avokatët mbrojtës janë lutur për lirim nga akuzat.
E-Diaspora
-
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci Një mbrëmje e mbushur me emocion, muzikë dhe energji bashkoi publikun në Hamburg... -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Nga 1 qershori, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë -
Poloni
Pianistja kosovare Lule Elezi mban recital në Pallatin mbi Ujë në Varshavë -
Si mund të mësojë Tirana nga përvoja e Zvicrës në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit Austria planifikon investime të reja në shërbimet e kujdesit, programet e varfërisë së fëmijëve dhe përfshirjen... -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë












