Kosova
Demokracia në Veprim jep të dhëna për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
Demokracia në Veprim, ka zhvilluar edhe një konferencë tjetër, të dytën sot, në lidhje me zgjedhjet që po zhvillohen në Kosovë, ku ka njoftuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri më tash.
Nga DnV është thënë se deri tash atmosfera ka qenë kryesisht e qetë pa ndonjë incident serioz.
“Sipas raportimeve të 500 vëzhgueseve në tërë vendin, deri në mesdite procesi është karakterizuara nga një atmosferë e qetë pa ndonjë parregullesi a ndonjë incident serioz. Deri në orën 12 të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 14.5 % të qyaztetarve në nivel vendi. Dalja në komunat me shumicë serbe ngjashme edhe sikur në proceset e kaluara zgjedhore është gati dyfish me e lartë se mesatarja e daljes nëpër nivel vendi, respektivisht në mbi 24 %’’, është thënë në konferencë nga Eugen Cakolli, përcjell Albinfo.ch.
Si problematikë më e vërejtshme ka qenë problemi me gjetjen e emrit në listat e votuesve.
“Sa i përket parregullsive më të shprehura, deri në mesdite, vështirësitë për të gjetur emrin në listën e votuese nga ana e votuese, janë parregullsitë kryesore që kanë karakterizuar mbi 505 të vendvotimeve në nivel vendi”, ka thënë Cakolli.
Shqetësuese, sipas tij, mbetet fakti që kemi afërsisht 6 % të vendvotimeve në të cilat numri i votueseve që nuk e kanë gjete në listën e votueseve arrinë deri në 50 sosh.
“Kjo problematikë mund të jetë si rezultat i ndryshimeve të shumta në qendrat e votimit që janë bërë nga ana e KQZ-së për shkak të rritjes së numrit të votueseve por edhe ndryshimeve të tjera. Sipas rregullave të KQZ-së, vetëm votuesit që nuk din shkrim lexim, dhe votuesit që kanë paaftësi fizike mund të kërkojnë asistencë për të votuar. Megjithatë për votuesit e grupit të dytë, kërkohen një dëshmi mjekësore. Deri në mesditë fenomeni i votimit me asistencë ka qenë mjaftë i shprehur. Në fakt 6% e numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë votuar deri më tani kanë votuar me asistencë. E në mesin e votuesve të asistuar 2 të tretat e tyre janë votuese gra’’, është thënë tutje.
Po ashtu, në konferencë është theksuar edhe problemi i fotografimit të votës si dhe fshirja e ngjyrës së votuesve, gjë e cila, nga DNV është thënë se mund të hap rrugë minimit të integritetit zgjedhor.
‘‘Sa i përket fotografimit të votës, ky fenomen është ende prezentë në këto zgjedhje, Deri në orën 12 kemi pasur raste të izoluara. Sa i përket incidenteve apo të një natyre me serioze, 4% të vendvotimeve në nivel vendi gjatë pjesës së parë të ditës kanë hasur qoftë procedurale, apo probleme të një natyre më serioze. Vlen të përmendet çështja e vendosjes së kabinave të votimit, ku përkundër faktit të njëjtat janë vendosur sipas regullatives ligjore, ka pasur raste të shtuar ku persona të identifikuar si staf i KQZ kanë kërkuar që kabinat e votimit të vendosen përball njëra tjetrës. Problem tjetër i evidentuar gjatë pjesës së parë të ditës, është edhe fshirja e lehtë e ngjyrës së votueseve, problem ky mund të ndikojë dhe mund t”i hap rrugë votimit të dyfishtë që do të mund ta minonte integritetin zgjedhor’’, ka thënë tutje Cakolli./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












