Lajme
Debat në Zvicër: A po bëhen fëmijët një rrezik financiar për familjet?
Tema u ndez pas publikimit të një interviste me ekspertin e mjekësisë riprodhuese Samir Hamamah, i cili paralajmëroi për një krizë demografike në Evropë
Rritja e kostos së jetesës dhe ulja e lindshmërisë kanë nxitur një debat të gjerë në Zvicër, pasi gjithnjë e më shumë qytetarë mendojnë se të kesh fëmijë është bërë një barrë e rëndë ekonomike.
Tema u ndez pas publikimit të një interviste me ekspertin e mjekësisë riprodhuese Samir Hamamah, i cili paralajmëroi për një krizë demografike në Evropë.
Në komentet e publikuara nga lexuesit e 20 Minuten, shumë prindër theksojnë se shpenzimet për kujdesin ndaj fëmijëve, banimin, sigurimet shëndetësore dhe arsimin e bëjnë gjithnjë e më të vështirë krijimin ose zgjerimin e familjes. Disa argumentojnë se shteti nuk ofron mbështetje të mjaftueshme për familjet me fëmijë, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, ka edhe zëra që theksojnë se vendimi për të pasur fëmijë nuk duhet të bazohet vetëm në aspektin financiar, duke argumentuar se prindërimi mbetet një zgjedhje personale dhe një investim afatgjatë për shoqërinë.
Debati zhvillohet në një kohë kur Zvicra ka një normë lindshmërie prej rreth 1.3 fëmijë për grua, shumë më poshtë nivelit prej 2.1 që nevojitet për të ruajtur popullsinë pa emigracion. Ekspertët paralajmërojnë se, nëse kjo prirje vazhdon, vendi do të përballet me sfida gjithnjë e më të mëdha për tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe ekonominë në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












