Integrimi
Debat dhe koncert në fushatën e Arbër Bullakajt për Parlament
Nesër, e shtunë, 26 shtator, në mbështetje të Arbër Bullakajt në fushatën e tij për një vend në Parlamentin e Zvicrës mbahet një debat dhe një koncert në Rorshach. Në debatin që fillon në orën 19.00 do të marrin pjesë personalitete prominente nga politika SP e kantonit dhe e Zvicrës. Paul Rechtsteiner, deputet në Dhomën e Kantoneve (Senat) dhe dy deputetet në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës: Barbara Gysi dhe Claudia Friedl do të jenë të pranishëm përkrah kandidatit Arbër Bullakaj.
Menjëherë pas debatit do të mbahet një koncert mbështetës i organizuar nga ekipi personal për garë zgjedhore i Arbër Bullakajt. Koncerti do të udhëhiqet në gjuhën shqipe dhe ai është menduar si shprehje e mbështetjes së fushatës zgjedhore, mënyrë për sensibilizimin e dhe më të madh të shqiptarëve të këtushëm rreth zgjedhjeve dhe në përgjithësi rreth politikës.
Debati fillon në orën 19.00 në: Stadthof Rorschach. Në po të njëjtin vend pastaj mbahet edhe koncerti, në të cilin, veç të tjerëve do të këndojë edhe Sabri Fejullahu. Po ashtu në program marrin pjesë edhe Ansambli “Arbëresha” nga Sirnachu si dhe këngëtaret: Leonida Marjakaj dhe Kida.
Hyrja në koncert dhe pjesëmarrja në debat është pa pagesë.
E-Diaspora
-
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze E reja prizrenase po ndërton hap pas hapi rrugëtimin si pianiste, ndërsa performanca e saj në... -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat














