Futboll
“Dardanët” sfiduan ekipin e futbollit të Bundestagut gjerman
“Dardanët” humbin lojën e futbollit por fitojnë shumë simpati
Një numër i madh njerëzish viziton çdo ditë ndërtesën e Bundestagut gjerman në Berlin. Në këtë ditë Shtatori, grumbullit të këtyre njerëzve ju shtua edhe një delegacion i shoqatës kulturore shqiptaro-gjermane „Dardania“ nga Bambergu. Në krye të këtij grupi ishte Kryetari i shoqatës Florim Gashi, së bashku më nënën e tij e cila kishte ardhur për vizitë nga Kosova, shkruan albinfo.ch.
Kjo vizitë nuk ishte e zakonshme. Një ditë më parë Dardanët nga Bambergu sfiduan ekipin e futbollit të Bundestagut gjerman dhe me paraqitjen e tyre, jo vetëm në fushën e gjelbërt por edhe në ndejën e organizuar mbas loje, fituan simpatinë e rreth 30 politikanëve të pranishëm gjermanë.
Historia e Florim Gashit dhe familjes së tij është e lidhur ngushtë me qytetin e bukur bavarez Bamberg ku Gashi erdhi të jetoj në vitin 1992. Gajtë luftës, anëtarët e familjes së tij u transferuan me një aeroplan të ushtrisë gjermane në Gjermani dhe për gjashtë muaj ata do të qëndrojnë në Bamberg si refugjatë.
Familja Gashi kthehet në Kosovë por Florimi vazhdon qëndrimin në qytetin ku ndërkohë ishte integruar mirë dhe ku sot është një ndër personalitetet më të vyeshme të këtij qyteti në integrimin e të huajve. Edhe në valën e fundit të refugjatëvë shqiptarë që erdhën në Gjermani, angazhimi i tij dhe shoqatës shumë aktive „Dardania“ ishte i madh.
Ai mblodhi një grup shqiptarësh nga Bambergu dhe rrethina por edhe nga viset tjera gjermane e gjithashtu edhe politkanë lokal të Bambergut dhe sfiduan në fushën e futbollit një ekip prej rreth 30 anëtarësh të Bundestagut.
Po ashtu Gashi nuk e fsheh zhgënjimin për mungesën e përkrahjes së duhur institucionale nga Kosova. Të ftuar në këtë takim ishin edhe politikanë nga të gjitha partitë politike në Kosovë. Përpos dy politikanëve të LVV, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, Kurti ishte edhe pjesë e ekipit të futbollit, politikanët tjerë shkëlqyen me mospraninë e tyre duke humbur kështu një rast të rrallë të ulen bashkë me rreth 30 kolegë të tyre gjermanë në një atmosferë miqësore.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë? Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit të rriqrave, cila është vaksina e Austrisë ndaj...
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?