Futboll
‘Dardanët’ ankohen: Biletat po shiten në tregun e zi
Ndeshja që zhvillohet më 14 tetor, do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
Ndeshja që zhvillohet më 14 tetor, do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për kualifikimet në Euro 2020.
Por, para se ‘Dardanët’ të përballen me malazezët, fillimisht do ta zhvillojnë miqësoren ndaj Gjibraltarit më 10 tetor.
Biletat për takimin me Malin e Zi janë shitur pak çaste më parë, mirëpo tifozët po ankohen se ato më shumë po shiten në tregun e zi dhe jo në ueb faqen “tiks.app”.
Tashmë është e konfirmuar se biletat që disa persona arrijnë t’i marrin për ndeshjet që i zhvillon Kosova, dalin menjëherë në treg të zi, mirëpo edhe në faqen “MerrJep.com”.
Shiten për 11 minuta të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi
Po të hyni me një klikim në këtë faqe, mund t’i shikoni disa dhjetëra postime të disa personave që kanë lënë edhe të dhënat e tyre për shitjen e biletave në ndeshjen ndaj malezezëve, por nuk mungojnë as ato për miqësoren ndaj Gjibraltarit.
FFK po vazhdon të luftojë këtë dukuri, mirëpo ende nuk po ka sukses dhe shumë adhurues të Përfaqësueses nuk po arrijnë të sigurojnë biletë shkruan Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












