Kosova
Danimarka vazhdon mbështetjen për Kosovën
Osmani takon kryeministren Frederiksen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, vendi i së cilës ka qenë i palëkundur në ndihmën dhe mbështetjen përgjatë çdo etape në shtetndërtimin e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në takim me kryeministren Frederiksen, presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme për integrimin euro-atlantik të Kosovës, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe për kontributin e mbi 13 mijë ushtarëve danezë për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999.
Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Mbretërinë e Danimarkës, ku do të marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci.
Në samit, presidentja Osmani do të ketë fjalim kryesor dhe diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për rëndësinë e integrimit të vendit tonë dhe të vendeve të tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike.
Gjatë vizitës në Danimarkë, presidentja Osmani do ta takojë edhe mërgatën shqiptare në këtë shtet.
E-Diaspora
-
Gjermani
Humb jetën në aksident trafiku në Gjermani një 30-vjeçar nga Kosova Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova... -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Ftesë për lexim letrar dhe diskutim me autoret Jehona Kicaj dhe Elona Beqiraj -
Spanjë
Melisa Ibrahimi shpallet Ambasadore Artistike e Kosovës në Spanjë -
Bernë
Egzona Veseli diplomon në Master për Drejtësi në Bern
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj











