Lajme
Cyrihu nuk është më qyteti i dytë më i mirë për të jetuar në botë
Qyteti zviceran ka rënë në vendin e pestë në renditjen globale të vitit 2026, ndërsa Kopenhaga vazhdon të kryesojë listën
Cyrihu nuk renditet më si qyteti i dytë më i mirë për të jetuar në botë. Sipas edicionit të ri të Global Liveability Index 2026, të publikuar nga Economist Intelligence Unit, metropoli zviceran ka humbur tri pozita dhe tani ndodhet në vendin e pestë, transmeton albinfo.ch.
Në krye të renditjes mbetet Kopenhaga, e cila është shpallur qyteti më i mirë për të jetuar për të dytin vit radhazi. Kryeqyteti danez ka marrë vlerësime maksimale në stabilitet, arsim dhe infrastrukturë. Pas tij renditen Vjena dhe Melburni, ndërsa Sidnei zë vendin e katërt.
Megjithëse Cyrihu ka humbur pozita, ai vazhdon të jetë mes qyteteve më të vlerësuara në botë. Një tjetër qytet zviceran, Gjeneva, renditet menjëherë pas tij në vendin e gjashtë, duke e bërë Zvicrën një nga vendet e pakta me dy qytete në dhjetëshen e parë.
Renditja përfshin gjithsej 173 qytete dhe bazohet në dhjetëra indikatorë të ndarë në pesë kategori kryesore: stabiliteti, kujdesi shëndetësor, kultura dhe mjedisi, arsimi dhe infrastruktura.
Sipas raportit, Evropa Perëndimore vazhdon të mbetet rajoni më i mirë për cilësinë e jetës, por rezultatet e saj kanë ngecur, ndërsa disa qytete aziatike kanë shënuar përmirësim të dukshëm. Në dhjetëshen e parë janë futur edhe Osaka dhe Tokio nga Japonia, si dhe tri qytete australiane.
Në fund të renditjes vazhdon të mbetet Damasku, i ndikuar rëndë nga konfliktet, pasiguria dhe kushtet e vështira ekonomike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?










