Jemi në prag të dhjetorit, muaji që karakterizohet me atmosferën festive. Zvicra në tërësi u kushton rëndësi festave të fundvitit, Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, por Cyrihu ka tjetër nivel festimi.
Ky kanton u kushton shumë vëmendje dritave dhe ngjyrave delikate, për ta bërë një atmosferë sa më festive.
Në mesin e disa qyteteve evropiane me zbukurimet më të mira bën pjesë edhe Cyrihu, i cili tashmë është ndriçuar.
Ndezja e “Lucy” është një traditë e vendosur fort në Cyrih dhe paralajmëron fillimin e sezonit të ardhjes së festave.
VIDEO – https://www.youtube.com/watch?v=yH6KUpRnlQY


Blerim Shabani

Blerim Shabani